• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

by A R
24/02/2026 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, 24 shkurt, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion mbahet një tjetër seancë për procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në sallën e gjyqit do të jetë edhe Rigels Rajku, ose siç e njohim të gjithë, reperi Noizy. Ky i fundit është thirrur si viktimë e veprës penale, pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës, të cilit iu vendos lëndë plasëse në qershor të vitit 2022.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, tritoli u vendos me urdhër të Haxhiut, pas sherrit që kishte pasur këngëtari me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin Cllevio Serbiano.

Asokohe, në rrjetet sociale doli edhe videoja kur Noizy dhunoi Cllevio-n, duke i shkaktuar mpiksje gjaku në kokë.

Në gjyq, këngëtari do të përballet me Haxhiun, i cili është dënuar me burg përjetë për atë që njihet si Masakra e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017-ën.

Më 4 tetor 2025, Prokuroria e Posaçme çoi në gjyq Laert Haxhiun dhe dy të tjerë të akuzuar si të përfshirë në vrasje e disa ngjarje të tjera kriminale.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK tha se Haxhiu, në rolin e drejtuesit të grupit, është pjesëmarrës dhe porositës i tre vrasjeve: ekzekutimit të Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin.

Next Post
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com