• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

by Eduard Zaloshnja
26/12/2024 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor. Vendimi u njoftua më 24 Dhjetor. Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.

Në vendim shkruhej: “Gjykata vlerësoi se pretendimet e kërkuesve nuk janë të bazuara, sepse lidhen me rezultat e votimit, që i korrespondon shpërndarjes së mandateve, ndërsa sipas nenit 64 të Kushtetutës, kjo shpërndarje dhe masa e shtrirjes së votimit parapëlqyes i është deleguar ligjvënësit (Parlamentit), ndërkohë që garancia kushtetuese për ushtrimin e së drejtës së votës parapëlqyese në nenin 64, pika 3 të Kushtetutës lidhet me procesin e votimit”, theksohet në vendimin e marrë.

Teksa shpjegohej më tej se  nuk u konstatatua se ka cenim të barazisë para ligjit dhe se parashikimet ligjore u drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithëve, shkruhej : “Bazuar po në këtë premisë, Gjykata nuk konstatoi as cenim të parimit të barazisë përpara ligjit si për partitë politike ashtu dhe për organizatat dhe individët në dy aspektet e mësipërme, së drejtës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për sa kohë që në analizë të pretendimeve të kërkuesve dhe të dispozitave objekt shqyrtimi, rezultoi se parashikimet ligjore i drejtohen në mënyrë të njëjtë të gjithë subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve, prandaj, për rrjedhojë, nuk bëjnë diferencim mes tyre në procesin e votimit”.

Po si përballen këto paragrafë të gjatë juridikë me realitetin aktual elektoral?

Nga sondazhi që publikova mbrëmë në Report TV (https://shqiptarja.com/lajm/neser-sondazhi-i-fundvitit-ne-report-tv-si-ndahen-mandatet-ne-5-qarqet-me-te-rendesishme-cfare-mendojne-shqiptaret-per-mbylljen-e-tiktokut?r=kh1 ), rezultoi se aktualisht pothuaj të gjitha mandatet nëpër qarqe i sigurojnë kandidatët e listave të mbyllura, të parazgjedhur nga kryetarët e partive. Shumë pak deputetë mund futen në Kuvend nga konkurenca gjoja e lirë e listave të hapura…

Kështu, me votat e sotme në Qarkun Shkodër, mund të marrin deri në 11 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 11 gjithsej.

Me votat sotme në Qarkun Dibër, mund të marrin deri në 4 mandate kandidatët e listave të mbyllura të kryetarëve, nga 5 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Lezhë, mund të marrin deri në 6 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 7 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Durrës, mund të marrin deri në 10 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 14 gjithsej.

Me votat e sotme në Qarkun Tiranë, mund të marrin deri në 32 mandate kandidatët e listave të mbyllura, nga 37 gjithsej.

Pas dy javësh do të prezantoj edhe qarqet e tjera, por kandidatët e parazgjedhur nga kryetarët e partive duket se dominojnë kudo…

Next Post
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, paraqitet në SPAK

Comments 3

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    O Zalo, e ku i jep Dum ti, punëve juridike, e sidomos konstitucionale, që është një temë krejtësisht e veçantë në jurisprudencë, që quhet E DREJTA KUSHTETUESE, ku jo çdo jurist, mund të shprehet e japë mendime, e jo më njerëz profanë në këtë fushë, si puna jote, që duke luajtur rolin e gjithollogut, shfrytezoni mangesitë intelektuale të medias, duke shkruajtur broçkulla të gjithfare llojit, mjafton të jeni prezentë të përditshëm nëpër mediat e ndryshme.
    Nuk mund ta mendoj dot, se mund të nxirret “buka e gojës” me trapllëqe gjithsojit….

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Ata sjane deputet,jane bythe lepirsit e kryetarve,te gjithe ata,qe do ta quajn veten deputet,kure emrohen nga k/hajduti e monstra e vicidolit.Do jene me te degjeneruarit,e te urryerit KOMBIT qe e pranojne nji poshtersi te tille.

    Reply
  3. Anonymous says:
    1 year ago

    Ata sjane deputet,jane bythe lepirsit e kryetarve,te gjithe ata,qe do ta quajn veten deputet,kure emrohen nga k/hajduti e monstra e vicidolit.Do jene me te degjeneruarit,e te urryerit e KOMBIT qe e pranojne nji poshtersi te tille.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In