• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koço Kokëdhima: PD-ja kërkon të shkatërrojë karrierën time

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Koço Kokëdhima thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj për të cilin akuzohet nga Partia Demokratike dhe se ka besim se Gjykata Kushtetuese do të vendosë drejtësi.

Në seancën e zhvilluar sot paradite, Kokëdhima u shpreh para trupit gjykues se ka vepruar në përputhje me ligjin.

“Sot jam një deputet që i kërkohet shkatërrimi i karrierës. Cenimi i mandatit është pa asnjë shkak dhe cenon të drejtat e mia”, u shpreh ligjvënësi i majtë.

“Kam ardhur në gjykatë me besimin e plote te drejtësia – vijoi ai -. Si deputet kam bërë gjithçka që më ka kërkuar ligji dhe jam në dispozicion të çdo kërkese. Shoqëritë e mia nuk kanë marrë pjesë në tenderë që kur u bëra deputet. I jam drejtuar ILDKP-së dhe Kuvendit për t’i marrë opinion, pasi kam dashur të qartësohem për çdo moment”.

Ndërkohë avokati i Kokëdhimës, Artan Hajdari, ka deklaruar se kërkesa e PD-së nuk duhet pranuar. Gjykimi i vlefshmërisë së mandatit vjen pas akuzës që Partia Demokratike ka ngritur ndaj tij për “përfitim fondesh publike”. Sipas PD-së, Kokëdhima ka përfituar në mënyrë antikushtetuese nga fondet shtetërore gjatë kohës që ishte deputet dhe për këtë arsye gjykata duhet t’ia heqë atij mandatin. Mandati i tij u dërgua në Kushtetuese pas votimit në Parlament.

Procesi

Gjykata Kushtetuese ka nisur sot paradite shyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima. I pranishëm në këtë seancë është edhe vetë deputeti, mandati i të cilit do të kalojë në filtrin e Kushtetueses. Kokëdhima akuzohet nga PD-ja se ka përfituar fonde publike, duke pasur njëkohësisht edhe mandatin e deputetit. Ka qenë pikërisht grupi parlamentar i PD-së, ai i cili ka nismuar edhe heqjen e mandatit të Kokëdhimës. Vetë Kokëdhima I ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj tij.

Çështja kaloi në Gjykatën Kushtetuese, pas votimit në Kuvend nga ana e deputetëve të pozitës dhe të opozitës. Vetë Kokëdhima ka kontestuar votimin në Kuvend, madje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ka shfaqur rezerva ndaj kreut të deputetëve socialist, Gramoz Ruçi. Do të jetë Gjykata Kushtetuese, ajo e cila do të përcaktojë nëse Kokëdhima ka kryer apo jo shkelje dhe në varësi të kësaj do të vendosë nëse atij do ti lihet mandati i deputetit apo do ti hiqet.

(javanews.al) M. A

Next Post

Berishën nuk e mbajnë më nervat: Prostituta Kokëdhima mi katërfishoi çmimet

Comments 1

  1. kristel says:
    10 years ago

    PD si do njerzit qe punojne, sidomos per jugun. Drejtesia do vihet ne vend. Ti je shpresa e jugut ne jemi me ju jemi krenar per ju.

    Reply

Leave a Reply to kristel Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In