• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

by A R
16/03/2026 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po reagojnë me kujdes dhe hezitim ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të përfshirë NATO-n në përballjen me Iranin, duke theksuar se nuk ekziston një zgjidhje e shpejtë për krizën e krijuar në Gjirin Persik.

Komentet e fundit të Trumpit, ku ai paralajmëroi se dështimi për të siguruar kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit do të ishte “shumë i keq për të ardhmen e NATO-s”, kanë ngritur dyshime tek partnerët evropianë, për rolin që duhet të luajë aleanca në këtë konflikt.

Ish-shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, Nick Carter, theksoi se NATO është krijuar si një aleancë mbrojtëse dhe jo si një mekanizëm, që detyron vendet anëtare të ndjekin një luftë të zgjedhur nga një shtet i vetëm. Sipas tij, ideja që aleatët të përfshihen automatikisht në një konflikt të nisur nga një anëtar, nuk është ajo për të cilën është krijuar aleanca.

Reagimet nga Evropa kanë qenë të drejtpërdrejta. Në Gjermani, zyrtarët qeveritarë deklaruan se lufta me Iran “nuk ka lidhje me NATO-n”. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, madje vuri në dyshim efektivitetin e kontributit të flotave evropiane, duke thënë se disa fregata evropiane nuk mund të bëjnë atë, që marina e fuqishme amerikane nuk ka arritur.

Megjithatë, situata në rajon po përkeqësohet. Bllokimi efektiv i Ngushticës së Hormuzit nga Irani, përveç disa anijeve që transportojnë naftë drejt aleatëve si India dhe Kina, po shkakton presion të madh mbi ekonominë globale dhe po detyron qeveritë perëndimore të kërkojnë urgjentisht një zgjidhje.

Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se bisedimet me SHBA-në, partnerët evropianë dhe vendet e Gjirit janë në vazhdim për të hartuar një plan të zbatueshëm, por theksoi se vendimet konkrete ende nuk janë marrë. Ai përmendi përdorimin e sistemeve autonome për zbulimin dhe neutralizimin e minave detare, duke përfshirë dronë detarë, që mund të kryejnë këtë detyrë pa rrezikuar ekuipazhet.

Problemi është se pastrimi i minave nuk është më prioritet për shumë marina moderne. Eksperti ushtarak dhe ish-komandanti i Marinës Mbretërore britanike, Tom Sharpe, paralajmëroi se teknologjitë e reja britanike nuk janë testuar ende në kushte reale lufte. Operacioni i fundit i madh i çminimit detar nga vendet perëndimore ndodhi në vitin 1991 pas Luftës së Gjirit Persik dhe atëherë u deshën 51 ditë për të pastruar zonën nga minat.

Ndërkohë, Irani ka kapacitete të shumta për të kërcënuar transportin detar: nga varkat e shpejta të armatosura e dronët detarë vetëvrasës deri te raketat bregdetare. Mediat iraniane kanë publikuar edhe pamje, që tregojnë depo të mëdha me varka dhe dronë të fshehura në tunele nëntokësore, duke sugjeruar se Teherani është përgatitur prej kohësh për një skenar të tillë.

Presidenti Trump ka lënë të kuptohet se mbajtja e hapur e ngushticës mund të kërkojë edhe sulme ndaj objektivave iraniane përgjatë vijës bregdetare. SHBA-të tashmë kanë goditur disa anije, që dyshohet se vendosnin mina në portet iraniane. Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet se shumë aleatë të Uashingtonit do të pranojnë të marrin pjesë në operacione të tilla ushtarake, veçanërisht nëse ato përfshijnë trupa në terren.

Në këtë klimë të tensionuar, disa vende evropiane po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të anijeve për të shoqëruar anijet tregtare në rajon. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, sugjeroi që mandati i misionit detar evropian Operation Aspides të zgjerohet për të rritur sigurinë në Gjirin Persik. Ky mision u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur transportin detar nga kërcënimet e rebelëve Houthi në Detin e Kuq, por aktualisht përfshin vetëm tre anije luftarake.

Megjithatë, entuziazmi për zgjerimin e operacionit është i kufizuar. Disa vende si Spanja dhe Italia kanë shprehur dyshime, ndërsa Gjermania kërkon më shumë qartësi nga SHBA-të dhe Izraeli për objektivat ushtarake të fushatës kundër Iranit, përpara se të diskutojë masa të reja sigurie.

Presidenti francez Emmanuel Macron është ndër liderët evropianë më të hapur për një rol më aktiv, duke përmendur mundësinë e krijimit të një koalicioni për të garantuar lirinë e lundrimit në rajon. Megjithatë, edhe Parisi ka theksuar se çdo operacion i tillë mund të ndodhë vetëm pasi të përfundojë faza më e ashpër e konfliktit. /BBC/

Next Post
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com