• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

by A R
04/05/2026 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim sot në 4 maj mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.

Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonte qartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim të mëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatat drejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimi më i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet në formulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm.

Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:

Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.

Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.

Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.

Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.

Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje në ligj.

Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Kolegjeve të Bashkuara do të vihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Next Post
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Besimi në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndërtimi dhe industria në rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

Berisha në Kuvend: Rama ka marrë në duar dosjen “Craxi”! Ja çfarë po përgatit kryeministri

May 4, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet terminalin e naftës në Fujairah

Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet terminalin e naftës në Fujairah

May 4, 2026
LIVE/ Tragjedia në Durrës, nis me një minutë heshtje për dy të miturit seanca plenare

LIVE/ Tragjedia në Durrës, nis me një minutë heshtje për dy të miturit seanca plenare

May 4, 2026
Sekuestrohet sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore, arrestohen 23 persona

Sekuestrohet sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore, arrestohen 23 persona

May 4, 2026
Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Parashikimi i motit për nesër, çfarë do të ndodhë me temperaturat

May 4, 2026
Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë

Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë

May 4, 2026
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë sot

May 4, 2026
Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

Tre arsye për brengë(nga zgjedhjet e parakohshme)

May 4, 2026
Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja

Tensionet tregtare SHBA-BE për tarifat, Komisioni Evropian: Do veprojmë nëse cenohet marrëveshja

May 4, 2026
Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“Komedi për ne, tragjedi për vendin”, Ngjela ironizon qëndrimet e Berishës ndaj Ramës: Shiheni se kush na ka drejtuar si kryeministër!

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In