• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Dritan Dajtit

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ka vendosur sot rikthimin e dosjes së Dritan Dajtit për në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për rigjykim.

Dritan Dajti u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë me burgim të përjetshem në vitin 2009 dhe në 1 dhjetor të vitit 2014, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi prishjen e dënimit dhe kthimin e dosjes për rigjykim.

Por këtij vendimi të Apelit, i bëri rekurs Prokuroria në Gjykatën e Lartë me pretendimin se nuk ishte i rregullt.

Sot, Gjykata e Lartë pas më shumë se një viti që kishte dosjen në proces, ka vendosur ta kthejë dosjen për rigjykim në Apelin e Krimeve të Rënda.

REKURSI

Pas vendimit të Apelit që shfuqizoi dënimin ndaj Dritan Dajtit, për vrasjen e 4 policëve, Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Sipas rekursit të bërë, Prokuroria kërkoi prishjen e vendimit të dhënë me 1 dhjetor të këtij viti dhe kthimin e çështjes në Apel për rigjykim, por me një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, në vendimin e saj, argumenton vendimin për prishjen e vendimit dhe rikthimin e çështjes në shkallë të parë, me argumentin se “konstatohen shkelje te renda proceduriale ne lidhje me sigurimin e mbrojtjes se te pandehurit gjate zhvillimit te procesit gjyqesor, duke shkelur kerkesat e nenit 49 K.Pr.Penale, si dhe percaktimet e nenit 378 K.Pr.Penale per zhvillimin e diskutimeve perfundimtare”.

Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës së Lartë, e shpreh kundërshtimin e saj për vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në dy pika:

Së pari, nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda janë ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë dhe procedurialë për respektimin e parimit të mbrojtjes së të pandehurit. I pandehuri ka pretenduar se nuk ka pasur mundësi financiare që të paguajë mbrojtës dhe për këtë arsye, nga ana e gjykatës është kërkuar të caktohet avokat kryesisht. Por, pavarësisht se është ezauruar e gjithë lista e avokatëve penalistë të Dhomës së Avokatisë, asnjë prej tyre nuk mori përsipër mbrojtjen e të pandehurit, ku shumica e tyre kanë paraqitur justifikime joligjore, për të cilat gjykata ka vënë në dijeni instancat përkatëse, si Ministrinë e Drejtësisë, KLD, etj.

Pasi u ezaurua lista e avokatëve, madje duke u rithirrur, atëherë, gjykata iu drejtua Komisionit Shtetëror për Ndihmë Juridike, një strukturë që paguan avokatët e zgjedhur nga të pandehurit që nuk kanë mundësi financiare. Kjo alternativë nuk u shfrytëzua nga ana e të pandehurit, i cili nuk zgjodhi asnjë mbrojtës, pavarësisht se avokati do të paguhej nga ana e Komisionit Shtetëror për Ndihmë Juridike. Pra, Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda i ka plotësuar detyrimet e veta për sigurimin e mbrojtjes së të pandehurit, por ky i fundit ka hequr dorë nga e drejta e tij e mbrojtjes. Pra,, gjykata nuk mund të mbajë përgjegjësi për neglizhencën apo abuzimin që i pandehuri ka treguar më se qartazi se nuk dëshironte të përfitonte nga e drejta për të patur mbrojtje ligjore

Së dyti, në argumentat e saj kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, Prokuroria risjell në rekursin e saj edhe vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ankimi nr. 74727/01), datë 16 qershor 2005, vendimi i bërë përfundimtar në datë 30.11.2005, në çështjen Balliu kundër Shqipërisë. Ankimi i qytatarit shqiptar në GJEND ishte paraqitur me të njëjtat argumenta të cilat ka përdorur Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për të prishur vendimin dhe për ta rikthyer për rigjykim çështjen kundër të pandehurit Dritan Dajti. Në vendimin e saj, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, duke argumentuar se në dispozicion të ankuesit kishin qenë mundësitë për të zgjedhur mbrojtësin dhe kjo mundësi nuk ishte shfrytëzuar, ajo gjykatë është shprehur se “GJEND çmon se në tërësi procesi penal kundër ankuesit nuk mund të konsiderohet si i parregull”.

Vendimi i 1 dhjetorit

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda kthen në Shkallën e Parë çështjen ndaj Dritan Dajtit. Duke shfuqizuar denimin e të akuzuarit me kater burgime përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës, Apeli i Krimeve të Renda ka urdhëruar rinisjen nga e para të procesit në shkallën e parë për shkak të “problemeve proceduriale”.

Vendimi është shpallur nga gjykata e Apelit e Krimeve të Renda pas formimit të trupës gjykuese që mori në shqyrtim apelimin që Dajti bëri kundër dënimit të dhënë ndaj tij në Shkallën e Parë, në korrik të këtij viti.

Në ankimin e depozituar në Apel, Dajti kërkoi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Vendimi i fajësisë së Dajtit në Shkallën e Parë u shpall në 23 korrik të këtij viti. Ai u deklarua fajtor për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Punonjësit e policisë u vranë gjatë operacionit policor të kryer për prangosjen e Dajtit. Ai u fajësuia edhe për “vrasjen me dashje” mbetur në tentativë, ndaj F. Shamkut, si dhe për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “falsifikimin e dokumenteve”, “falsifikim të vulave, stampave e formularëve”, si dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Meta pritet nga Presidenti i Malit të Zi, diskutojnë për infrastrukturën dhe energjinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

June 14, 2026
Eksploziv në portën e jashtme të një banese në Mjull-Bathore

Eksploziv në portën e jashtme të një banese në Mjull-Bathore

June 14, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Reflektim për dy parulla në protestë

June 14, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të diel

June 14, 2026
“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

“Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore”, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

June 14, 2026
Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

June 14, 2026
Arrestimi në Borsh i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni

Arrestimi në Borsh i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni

June 14, 2026
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po kthehen në problem serioz

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po kthehen në problem serioz

June 14, 2026
Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

June 14, 2026
“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In