• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata dënon për të pestën herë me burg Gruevskin: Konfiskohet selia 7 milion euroshe e opozitës dhe 30 pronat e tjera

by Java News
08/06/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Penale e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut vendosi ditën e mërkurë një dënim të ri me burg për ish-Kryeministrin e arratisur të vendit, Nikola Gruevski, kësaj radhe bëhet fjalë për një dënim gjashtëvjeçar për shpërdorim të pushtetit.

Ky është dënimi i pestë për Gruevskin që kur ai la postin në vitin 2011, pas një dekade në pushtet.

Sipas aktakuzës, Gruevski dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kiril Bozhinovski, si drejtuesit e parë të VMRO-DPMNE-së, nga viti 2011 deri në vitin 2016, kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre nga pozita e pushtetit për të siguruar një seli të re partiake me vlerë shtatë milionë euro.

Gruevski deri më tani ka mohuar çdo akuzë.

Ai u arratis në Hungari në vitin 2018 para se të ekzekutohej dënimi i tij i parë, ku fitoi dhe të drejtën për azil politik.

Gjykata Penale e vendit në aktgjykim, urdhëroi gjithashtu konfiskimin e selisë tetëkatëshe të partisë konservatore VMRO-DPMNE të Gruevskit e cila ndodhet  në qendër të Shkupit dhe u ndërtuan gjatë kohës së tij në detyrë si dhe 30 seli të tjera të partisë.

Gjykata vendosi ta zhbllokojë tokën nën selinë partiake të VMRO-DPMNE-së, por sipas prokurorisë, kjo nuk do të ndikojë në konfiskimin e objektit.

Ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski u dënua me gjashtë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kiril Bozhinovski u dënua me dy vjet me kusht.

“Në një situatë kur vijon përgjegjësia penale për veprimet e ndërmarra kundërligjore, dhe përfitimi është që sendet e përfituara nga kryerja e veprës penale, të konfiskohen si nga autori ashtu edhe nga persona të tretë.

Mesazhi është i qartë se në të ardhmen asnjë person përgjegjës në parti politike, apo struktura të tjera të shtetit, nuk duhet të guxojë të kryejë këtë apo një vepër tjetër të ngjashme penale…”, tha Daniela Aleksovska Stojanovska, gjykatëse./m.j

Next Post
Pjesë e “listës së zezë” të Rusisë/ Ish-kryeministrja e Ukrainës Tymoshenko: Putini është mizor por jo i çmendur. Kërkon të hyjë në histori si Stalini

Pjesë e “listës së zezë” të Rusisë/ Ish-kryeministrja e Ukrainës Tymoshenko: Putini është mizor por jo i çmendur. Kërkon të hyjë në histori si Stalini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In