• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Administrative rrëzon padinë e magjistratëve kundër KLD-së e Nishanit

by Java News
07/07/2016 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Administrative e Tiranës nuk pranoi kërkesën e pesë gjyqtarëve magjistratë të dekretuar në 23 qershor nga Presidenti Republikës për pezullimin e këtyre dekreteve. Kërkesa në fjalë ishte objekti i masës së sigurimit të padisë së depozituar nga magjistratët në Administrative, ku palë e paditur është Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Magjistratët e vitit shkollor 2014-2015
Magjistratët e vitit shkollor 2014-2015

Magjistratët nisën përballje gjyqësore me Presidentin dhe KLD-në, duke pretenduar si të paligjshëm emërimin e tyre me short dhe jo në bazë të vlerësimit nga Shkolla e Magjistraturës. Në padinë e nënshkruar prej tyre, magjistratët kërkojnë anulimin dhe konstatimin e pavlefshëm të procedurës së shortit në KLD, të propozimit për emërimin e tyre dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës.

Burime të Panorama pranë Gjykatës theksuan se në seancën e parë të shqyrtimit të masës së sigurimit të kësaj padie, gjyqtarja Selvie Gjocaj nuk pranoi kërkesën e paditësve për pezullimin e dekreteve të kreut të shtetit për emërimet e nëntë magjistratëve të vitit 2014-2015. Aktualisht magjistratët janë në pritje të ceremonisë së betimit e tyre, e cila shënon momentin e fundit procedurial para se ata të nisin zyrtarisht punën si gjyqtarë.

Në padinë e tyre, magjistratët nënvizonin se, nëse Administrativja do të pranonte padinë e tyre në një kohë që ata do të kishin nisur ushtrimin e detyrës, atëherë vendimet e shpallura prej tyre deri në atë moment do të ktheheshin në nul. Betimi i tyre pritet të bëhet nesër. U bë e ditur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka planifikuar zhvillimin e një mbledhjeje në 8 korrik, ku pjesë e rendit të ditës është edhe ceremonia e betimit të 9 magjistratëve të dekretuar së fundmi.

Next Post

Ambasadori serb në Tiranë: Brenda vitit ngrihet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com