• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha e pavend e Edi Ramës kundër Bullgarisë

by Enver Robelli
23/06/2022 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë.

Sillet më meqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush.

Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë.

Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto.

BE, po të donte, do t’i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase.

Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë.

Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike.

Polemikat toksike ndaj Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraproduktive.

Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombëtare.

Në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku.

Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lansuar nga Serbia.

Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria – si në rrugën e integrimeve europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO.

Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë.

Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s’po arrin ta zbus skepticizmin në Europën Perëndimore, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë.

Next Post
Rezoluta për gjenocidin serb/ Berisha përplaset me Nikollën, kryeparlamentarja: Dëshira juaj për të nxituar…

Rezoluta për gjenocidin serb/ Berisha përplaset me Nikollën, kryeparlamentarja: Dëshira juaj për të nxituar…

Comments 3

  1. Leka says:
    4 years ago

    Analist si mulitant ipozite .Si nuk te bhen zir qe mohon ate qe mbare BE thote troc se Sgqiperia u ja mbyshur detyrat dhe del tu na flet budallalleqe .Po Byllgaria ka narre peng Shqiperine kot .

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    edvin hajduti don te justifikoje mashtrimet,vjedhjet e plackitjet golopante qe ka bere,dhe ben si idiot para shqiptarve te huajve.Por tani me e kane njohur pa pike e presje,shiptarte e te huajt,por e dine se ai eshte nen ndikimin e kokaines.Shume here kame thene fala Zotit qe ne vendin tone nuke funksionon drejtesia,se edvini me 40 hajdutet e tije duhet te ishte ne burge.

    Reply
  3. Pali says:
    4 years ago

    Edvini te shikoj ” shtepine ” e vete e te mos merret me Bullgarine. Batutave te tij i ka dal boja. Edvini ben sikur do ta fut Shqiperine ne Europe por ne fakt nuk do, se BE-ja nuk ta fal korupsionin. Ai thote qe Europen do ta ndertojme vete, por pse nuk e thote se perse Shqiperia eshte e fundit me te atdhurat per fryme. Familjet e politikaneve bejne jete prrallore, i kane siguruar familjet e tyre pertej 2100.

    Reply

Leave a Reply to Pali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com