Një gjuetar afrikano-jugor, i cili kishte qëlluar një buall të egër, u vra vetë nga një anëtar tjetër i tufës.
Claude Kleynhans, 54 vjeç, u sulmua nga një buall i madh mashkull ndërsa ai po ngarkonte mish në një automjet, në provincën e Limpopo, në veri-lindje të Afrikës së Jugut.
Z. Kleynhans, i cili drejtonte një kompani gjuetie në safari në Tzanen aty pranë, kishte dalë në një udhëtim me klientët kur ai vdiq të martën e kaluar.
Ai drejtoi kompaninë Guëela Safari, e cila organizon safari ku gjuetarët e trofeve do të paguajnë 2.850 dollarë në qoftë se ata gjuajnë një gjirafë dhe 1.500 dollarë nëse gjuajnë zebra.
Pas vdekjes së tij, një numër njerëzish kanë postuar mesazhe ofenduese për të ndjerin./a.m.