• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjosha në Madrid: Spanja mbështetje për rrugën europiane të Shqipërisë

by A R
26/10/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë. Ministrja Gjosha, pati sot një takim me Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të  Spanjës, Fernando Eguidazu.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria ka me Spanjën, si dhe falenderoi Eguidazu, për mbështetjen e dhënë veçanërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ministrja Gjosha, nënvizoi se qeveria shqiptare po ndërmerr një sërë reformash të rëndësishme, të cilat i shërbejnë të ardhmes europiane të vendit.

“Integrimi europian, mbetet prioritet kombëtar i Shqipërisë. Ne jemi të vendosur që të gjitha reformat ti përfundojmë, pasi ato janë të domosdoshme jo vetëm për të çuar përpara procesin, por mbi të gjitha për të zhvilluar vendin,  veçanërisht në sferën ekonomike, duke u mundësuar kështu shqiptarëve një të ardhme më të mirë”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha e informoi Eguidazu, për punën e bërë mbi 5 prioritetet, ku theksoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se pa përfundimin e reformës në drejtësi, nuk mund të kalohet në fazën e radhës së procesit të integrimit që është hapja e negociatave.

Ministrja theksoi se pritshmëritë janë për një progres-raport pozitiv nga Komisioni Europian, që do të vlerësojë reformat e kryera vitin e fundit nga Shqipëria.

“Kjo reformë do t’i kthejë besimin qytetarëve tek sistemi i drejtësisë, por nga ana tjetër do t’i shërbejë Shqipërisë, për thithjen e më shumë investitorëve të huaj, të cilët do të gjejnë sigurinë e një shteti demokratik. Është një reformë thelbësore, që kërkon konsensus dhe që shkon përtej partive politike”, tha Ministrja Gjosha.

Sekretari i Shtetit për Çështje Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të  Spanjës,Fernando Eguidazu, vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria dhe u shpreh se Spanja do të jetë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

Eguidazu tha se progres-raporti që do të publikohet së shpejti do të mundësojë një panoramë më të qartë për arritjet që ka pasur Shqipëria në procesin e integrimit.

Next Post

Ish e dashura e Ronaldos, Irina topless (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com