• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha me delegacionin e Politikave të BE në Senatin Italian: Kusht Vettingu, të realizohet sipas kushtetutës

by A R
22/02/2017 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti një Delegacion të Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian. Ministrja Gjosha, shprehu në emër të qeverisë shqiptare, falenderimet për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit.

Përfaqësuesit e Delegacionit u shprehën se avancimi i Shqipërisë me procesin e integrimit i shërben vendit, por edhe vetë Bashkimit Europian, ndaj Italia do të vijojë të japë mbështetjen e saj më maksimale për këtë proces.

Përfaqësuesit e delegacionit vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria, i njohur edhe në raportin e Komisionit Europian. Delegacioni vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi duke theksuar rëndësinë e arritjes së rezultateve sa më të shpejta në zbatimin e saj.

Duke uruar që ky objektiv i Shqipërisë të realizohet në një kohë sa më të shpejtë, përfaqësuesit e delegacionit u shprehën se veçanërisht ligji i vettingut është një kusht i Bashkimit Europian për të përparuar me procesin e integrimit.

Ministrja Gjosha theksoi se Shqipëria është e vendosur të çojë përpara axhendën e saj europiane, pasi vetëm nëpërmjet kësaj axhende do të mund të forcohet shteti i së drejtës dhe të rriten standardet për qytetarët.

Duke u ndalur te vettingu, Ministrja Gjosha u shpreh se zbatimi i këtij ligji është i domosdoshëm për hapjen e negociatave me BE-në dhe duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën, në mënyrë që të jetë i gjithëpranueshëm dhe i pakontestueshëm. /a.m.

Next Post
Fier, autobusi godet nga prapa motoçikletën, 53 vjeçari shtrohet për operacion në spital

Fier, autobusi godet nga prapa motoçikletën, 53 vjeçari shtrohet për operacion në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In