• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjobëvënësit/ Gjyqi ndaj dy “të fortëve” që kërcënonin biznesmenët për t’u marrë para

by Java News
29/11/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Sadik Dinga dhe Ervis Alla janë dy “të fortët”, njëri nga Durrësi dhe tjetri nga Kruja, të cilët janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Krimeve të rënda me akuzën e gjobëvënies. Të dy këta persona akuzohen se kanë kryer veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënie pasurie”, në bashkëpunim, në dëm të tre biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës. Ata vendosnin gjoba në shuma milionëshe duke i kërcënuar me jetën e tyre ose të familjarëve.

Kush janë dy gjobëvënësit

Sadik Dinga, 27 vjeç, banues në Durrës, është i dënuar më parë për veprën penale “falsifikim monedhash”. Po kështu, sipas Prokurorisë, i pandehur është edhe shtetasi Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i një mobilierie. Të dy personat e akuzuar janë arrestuar më 12 maj 2016 dhe dërgohen në gjyq në masën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tyre ndodhi pikërisht gjatë gjobëvënies së tretë, kur biznesmeni që po kërcënonin për t’i marrë 5 milionë lekë të rinj denoncoi në Polici dhe bashkëpunoi me forcat e Rendit.

Policia bashkë me biznesmenin e tretë të dëmtuar “inskenuan” dorëzimin e shumës së parave që kërkonin autorët, duke bërë kështu edhe kapjen e tyre në zonën e “Zogut të Zi”, në Tiranë. Këta persona me anë të mesazheve telefonike dhe thirrjeve në celular, por edhe me anë të letrave e në disa raste edhe kërcënimeve u kërkonin biznesmenëve shuma të mëdha parash.

Gjobëvëniet

Sipas Prokurorisë, hetimet nisën me metoda speciale pas kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale I.A., i cili denoncoi për gjobëvënie dy persona, pa përmendur emrat e të dyshuarve. Dosja u mor në dorë nga oficerët e Krimeve të Rënda, që identifikuan autorët e krimit dhe më tej akoma zbuluan se ata kishin vënë gjoba edhe ndaj dy biznesmenëve të tjerë në Tiranë dhe në Durrës.

Të tria gjobëvëniet, sipas hetimeve, kanë ndodhur gjatë periudhës 28 prill-11 maj 2016. Arrestimi i dy personave të dyshuar mësohet se është bërë te “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 5 milionë lekëve të rinj nga personi me iniciale I.A., 59 vjeç, biznesmen i një shoqërie transporti ndërkombëtar mallrash.

Ndaj tij kërcënimet kishin nisur që më datë 28.04.2016, ndërkohë, sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” edhe ndaj shtetasit B.K., 60 vjeç, biznesmen në dhënien me qira të ambienteve të ndryshme, të cilit i është kërkuar shuma e 5 milionë lekëve të rinj.

Dy personat akuzohen edhe për gjobëvënie ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) në qytetin e Durrësit, të cilit i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 3 milionë lekëve të rinj në muajin prill 2016.

ma.me

Next Post
AKSIDENTI TRAGJIK/ Solidariteti i klubeve braziliane: Çape mbijeton, i japim lojtarë falas

AKSIDENTI TRAGJIK/ Solidariteti i klubeve braziliane: Çape mbijeton, i japim lojtarë falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com