• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjobat për makinat, si të përfitoni nga falja, pasi afati është drejt përfundimit

by Java News
18/12/2017 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bëhet fjalë për ligjin e amnistisë, që fshin gjobat dhe kamatëvonesat e makinave për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, në rast se paguhet i plotë detyrimi i taksave. Gazeta boton shifrat zyrtare dhe efektet financiare nga amnistia e makinave. Deri tani, nga falje e gjobave dhe kamatëvonesave kanë përfituar 1076 pronarë makinash pasi kanë paguar detyrimin. Po ashtu janë çregjistruar rreth 11 mijë makina, ku pronarët e këtyre mjeteve nuk do të rezultojnë më debitorë. Nga zbatimi i ligjit janë fshirë 1 miliard lekë detyrime për makinat e çregjistruara dhe janë fshirë 15 milionë lekë gjoba për ata që kanë paguar principalin.

FALJA E GJOBAVE

Amnistia parashikon që për ata qytetarë që nuk kërkojnë ta nxjerrin mjetin nga qarkullimi, të paguajnë vetëm taksat për periudhën 2011 deri në vitin 2014, pa kamatëvonesën për mospagimin e taksës në kohë. Për rastet kur taksa paguhet me vonesë, kamatëvonesa është deri në 25 për qind të vlerës së principalit ose të taksës. Nëse një qytetar kërkon ta mbajë mjetin aktiv, duhet të paguajë taksat për 4 vitet me lehtësi, duke iu falur gjoba dhe në këtë rast mjeti quhet aktiv, është i rregullt dhe mund të dalë në qarkullim. Kjo është një lehtësi për pronarin e makinave, sepse i falen kamatëvonesat, e cila është një taksë më pak. Që nga nisja e zbatimit të amnistisë e deri tani, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimit të Transportit Rrugor, janë falur gjobat për 1076 makina. Për faljen e kamatëvonesës për periudhën janar 2011-dhjetor 2014, nga efekti i ligjit të faljes, janë 1076 mjete që u janë falur kamatëvonesat dhe gjobat me kushtin pasi kanë paguar principalin dhe ka një efekt prej 15,700,000 lekë.

MAKINAT E ÇREGJISTRUARA

Por, në rast se pronarët e makinave duan të çregjistrojnë mjetet, ato duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale. Procedura do të jetë e thjeshtë ku në rast se një qytetar nuk ka paguar taksat deri 2010 dhe kërkon ta çregjistrojë mjetin, atij do t’i fshihen detyrimet, ndërsa mjeti nuk do lejohet të qarkullojë më. Në rast se ai kërkon ta mbajë mjetin në qarkullim, përfiton nga fshirja e taksave deri më 2010, por duhet të paguajë detyrimet për periudhën 2011- 2014, pa gjoba dhe kamatëvonesa. Në rast se mjeti do të vazhdojë të jetë akoma në qarkullim, do të sekuestrohet nga Policia e Shtetit, pasi targa e mjetit nuk do të jetë më në qarkullim. Afati pas shpalljes së listës për të përfituar nga amnistia është deri më 31 dhjetor. Deri tani janë çregjistruar rreth 11 mijë mjete nga 120 mijë të identifikuara si debitore. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor thotë se deri tani janë paraqitur pranë sporteleve për çregjistrimin e mjeteve, rreth 11,378 qytetarë, të cilët kanë çregjistruar mjetin e tyre dhe efektet janë rreth 1 miliard lekë. Çregjistrimet më të mëdha janë nga Drejtoria Rajonale e Tiranës rreth 2500 makina, Durrës 1200 makina, Fieri 1200 dhe Korça 1200 mjete./panorama

ma.me

Next Post
Atentati në Shkodër për shkak të një borxhi, vrasësi sapo kishte dalë nga burgu

Atentati në Shkodër për shkak të një borxhi, vrasësi sapo kishte dalë nga burgu

Comments 1

  1. alda says:
    8 years ago

    Nje iniciative shume pozitive kjo e qeverise ne lidhje me aplikimin e amnistise se gjobave per shume qtetare qe mbase nuk kane mundesite te shlyejne detyrimet e papaguara, nje mundesi shume e mire edhe per keta te fundit duke I ndihmuar te pastrohen nga gjobat e akumuluara.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In