• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjithë mëkati është i Ramës dhe Metës

by
13/06/2015 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

…por mielli është i Fiqos…

Zgjedhjet në Shqipëri, me përjashtim të dy të parave, në 91-shin dhe 92-shin, kur nuk ja kishte idenë njeri vlerës së vjedhjes, janë shoqëruar gjithmonë me ankthin e administrimit të votës. Ato kanë qenë gjithmonë përpjekja për të zgjidhur një ekuacion me dy të panjohura: pozita si të merrte me të gjitha mënyrat sa më shumë vota dhe opozita si të ruante maksimalisht votën e saj.

Në zgjedhjet e fundit të 2013-ës që rrëzuan pushtetin dhe modelin e pushtetit të Berishës, ndodhi risia. Për herë të parë pozita akuzoi opozitën për grabitje, deformim dhe blerje të votës. Ishte një mënyrë elegante për të fshehur përmasën e një humbjeje dramatike që gati-gati nuk e besonin edhe vetë triumfuesit. PD e përdori kartën e vjedhjes së votave për të sqaruar, shfajësuar dhe ngushëlluar humbjen e vet përballë të majtës së bashkuar. Historia me qingjin fajtor që turbullonte ujin që pinte ujku i fabulës, u vërtetua dy herë; herën e parë se e majta e turbulloi keq kundërshtarin dhe e dyta se “qengji” i zakonshëm e bëri ujkun proverbial të politikës shqiptar një vegjetarian kokëulur.

Një palë të zgjedhje të parakohshme që u bënë për bashkinë e Korçës, bashkë me akuzat e zakonshme që bëhen në të tilla raste, ishin shumë pak për të besuar se e majta po merrte tashmë si ves çfarë kishte qenë gjithmnë virtyti i të djathtës: futja e duarve në kuti, siç kishte ndodhur rëndom më parë me xhepat e shqiptarëve.

Në këto zgjedhje po riaktivizohet sërish ky ankth i vjetër. Nisi me Shkodrën, vazhdoi me Durrësin dhe po shumëfishohet me Vorën për të dhënë idenë se në të gjithë Shqipërinë e majta po përgatit vjedhjen e votave. Por më shumë se realitet, kjo është një strategji daljeje ndaj asaj që është e paralajmëruar, që është tërësisht e lexueshme dhe e parashikueshme.

Edhe më skeptikët nuk kanë dyshim për raportin e numrave mes të majtës dhe të djathtës. Ato mendohet se janë pothuaj të njëjta me atë të dy vjetëve më parë. Optimistët e njërit krah, madje gjykojnë se PD, për fatin e keq të demokracisë së brishtë shqiptare, ende nuk ka mbërritur fundin e saj historik. Sepse edhe mbas këtyre zgjedhjeve lokale, nuk do të ketë asnjë ekuilibër mes pushtetesh që të zbusin sadopak arrogancën e shifrave të së majtës në pushtetin qëndror. Në PD gjithashtu e dinë një gjë të tillë. Jo për shkak të sondazheve të IPR Marketing – Ora Neës që e mallkuan dhe as të Piepolit – A 1 Report që nuk e pranuan. As për shkak të sondazheve të tyre vetjake që u dëshmojnë një realitet të zymtë. Matësit e temperaturës së votuesit shqiptar në të djathtë e dallojnë qartë se për këtë krah më e keqja elektorale është ende rrugës dhe nuk ka kthyer rrugë. Se ky raport votash mes koalicionesh  vërtitet diku tek 60 për qind me 40 për qind dhe humnera që ndan palët ka gjasa të thellohet edhe më tej. Kjo është arsyeja që po flitet gjithmonë e më shumë për vjedhje të votës. Kjo është arsyeja që në fjalorin politik të opozitës kanë hyrë fjalë të tillë si shkatërrim, destabilizim, kërcënim, shantazh, shitblerje, dhunim, polici e policim, grabitje e të tjera si këto. Duke u nisur dhe me rastin e Vorës, kur në të vërtetë, prova të dukshme dëshmojnë tërësisht të kundërtën. Që ka miell elektoral që shpërndahet në këmbim të votës, që ka para që ndahen në këmbim të dhënies së votës me qera, që ka transferime e noterizime të çuditshme për të shpikur votues të ri në Vorë. Përvballë kësaj dëshmie, edhe elokuenca e djathtë që tenton të denoncojë të kundërtën, është vetëm gërhitje në veshin e të shurdhërit, është alibia e sotme për rezultatin e nesërm.

Në fakt gjithë mëkati është i Rama-Metës që në këtë fushatë po sillen në një mënyrë të pakuptueshme dhe po bëjnë një fushatë të pakuptueshme. Po aq sa në të djathtë nuk kanë dilemë për humbjen, po aq ata në të majtë nuk kanë dilemë për thellësinë e frikshme të fitores së tyre. E megjithë këtë, barbarisht ata po i vënë edhe më fort shkelmin në fyt një kundërshtari të dërmuar. Mbasi e mundën njëherë dy vjet më parë, kësaj rradhe kërkojnë edhe ta poshtërojnë. Dhe kjo nuk tingëllon bukur. Ndoshta më shumë se vota, në politikë vlen mëshira. Kundërshtarit të tyre që është sjellë gjithmonë si ujk elektoral në qershor 2013 i hoqën dhëmbët, në vijim e bënë vegjetarian e tani duan t’i afrojnë shkopinj poshtërimi në vend të karrotës së mëshirës. Dhe shkopinjtë i afrojnë jo për ushqim elektoral. Mëkat! Ky po që është mëkat!

Next Post

Sallatë me patëllxhanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

January 22, 2026
Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

January 22, 2026
Nga ngjitja e kodrave në zonën e ajrimit të burgut/ Dalin për herë të parë pamjet e Ilir Metës nga “313”-a (VIDEO)

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

January 22, 2026
Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

January 22, 2026
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Plehra dhe palaço”-Votuan pro Ramës, Myslim Murrizi shpërthen ndaj demokratëve: Serviloseni si lav*re, opozitarë l*shi

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

January 22, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In