Gjykata e Fierit ka vendosur sot (17 shtator) masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushit, pas seancës së zhvilluar këtë mëngjes.
Seanca për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në masën e sigurimit “Arrest me burg”.
Bledar Bakaj, 52 vjeç, u ndalua tre ditë më parë si i dyshuar për dhunën ndaj 67-vjeçarit Erver Gremaj, në Suk të Roskovecit.
Në Komisariatin e Fierit, 52-vjeçari ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren dhe se do të japë shpjegimet e tij në gjykatë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 22:30 të së dielës, Bakaj, daja i deputetes së PS-së, Zegjine Çaushi, ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit në Suk dhe dyshohet se e ka goditur atë me drapër në këmbë.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur pasi 52-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte caktuar një urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Mbi Bledar Bakajn rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Gjykata pritet të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj tij.











