• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjiri i Portonovës “pushtohet” nga turistët e huaj edhe në tetor

by Java News
31/10/2023 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Natyra, bregdeti dhe klima e kanë kthyer gjirin e Portonovës pranë Zvërnecit në një miniqytezë për turistët e huaj që lëvizin me kampera dhe nuk kanë nevojë për akomodim në hotele. Edhe pse është fundi i muajit tetor, turistët nga Gjermania, Holanda, Zvicra etj., vijojnë të shijojnë notin dhe diellin.

Si ata që vijnë për herë të parë ashtu edhe ata që janë rikthyer, shprehen të kënaqur jo vetëm me miniqytezën e tyre, por edhe me Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Ne jemi nga Zvicra. Është hera e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur për plazhin, kemi marrë edhe kampingun me vete, do të shkojmë për not dhe do të shijojmë sigurisht motin e mirë. Është hera ime e parë në Shqipëri. Më pas do të zhvendosemi më në Jug, në Ksamil dhe Sarandë.”

“Jam nga Haidenberg i Gjermanisë, një qytet i vogël. Na pëlqen shumë këtu, sepse deti nuk ka shumë thellësi, ndërsa uji nuk është shumë i ftohtë. Kemi qenë më parë në Shqipëri, por nuk kemi qenë në Vlorë. Pas Vlorës, sigurisht që do të zhvendosemi drejt jugut në Sarandë.”

“Kemi ardhur në këtë vend prej 10 ditësh. Këtu na pëlqen shumë, është nxehtë, një mrekulli e natyrës, por gjithashtu edhe nuk ka shumë turistë si vendet e tjera çka sjell më shumë qetësi. Është një shtet i ri për ne që duhet zbuluar, nuk dimë shumë rreth Shqipërisë. Këtu na ka pëlqyer shumë, tashmë do t’i themi edhe familjarëve tanë se sa e bukur është Shqipëria.”

“Kemi ardhur në këtë vend nga Gjermania. E vizituam këtë herë Shqipërinë pasi motra ime ka qenë këtu para disa vitesh dhe na tregoi gjëra të mrekullueshme. Vëllai im ka qenë ditë më parë në këtë plazh dhe ai na tha neve që ta vizitonim. Kemi 2 javë e gjysmë në këtë vend. Është hera jonë e parë në Shqipëri, na pëlqen shumë. Shqiptarët janë një popull shumë i mirë dhe i këndshëm.”

Gjatë muajve të verës, gjiri i Portonovës ka qenë akoma më shumë i populluar dhe nëse temperaturat do të vijojnë të tilla atëherë ky gji mund të frekuentohet thuajse gjithë vitin, pasi një pjesë vlerësojnë natyrën dhe pamjen edhe kur nuk është koha për t’u larë në det.

/f.s

Next Post
DETAJE / Pakoja 8 miliardë lekëshe e qeverisë “hapet” këtë javë

Bonus në fundvit për pensionistët; rishpërndahen 46 miliardë lekë, pjesën kryesore e merr Rindërtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com