• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjin Gjoni padit gazetarët për “vuajtje shpirtërore”, kërkon 11 milionë lekë dëmshpërblim

by Java News
09/06/2017 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me pretendimin se shkrimet e medias mbi hetimet dhe gjykimet e ndryshme mbi pasurinë e tij dhe të familjes së tij i kanë shkaktuar dëm moral, gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë ngritur  padi kundër BIRN, 4 gazetarëve dhe 1 gazete të përditshme, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 11 milionë lekësh në total.

Nga Gjergj Erebara

Me pretendimin se raportimet mbi hetimet penale dhe vendimet gjyqësore përkatëse mbi pasurinë e tij familjare i kanë shkaktuar cënim të imazhit, dëm jomaterial dhe dhimbje e vuajtje shpirtërore, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën një padi ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. BIRN mësoi gjithashtu se Gjoni ka ngritur një padi të ngjashme ndaj një gazete të përditshme dhe 2 gazetarëve të saj.

Duke iu referuar tre shkrimeve të publikuara nga BIRN Albania në publikimin e vet në internet Reporter.al, Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi pretendojnë se u është cënuar nderi dhe dinjiteti si dhe u është shkaktuar dëm jopasuror dhe për këtë arsye kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh nga BIRN Albania dhe dy gazetarët. Gjoni kërkon gjithashtu një dëmshpërblim prej 4 milionë lekësh nga një gazetë e përditshme dhe 2 gazetarët e tjerë në një çështje paralele.

BIRN Albania bën të ditur se i qëndron shkrimeve të publikuara dhe se është e gatshme të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet, duke e konsideruar padinë civile të ngritur nga gjyqtari si të pabazë.

Bashkëshortët Gjoni dhe Çaushi ankohen për tre shkrime të publikuara nga BIRN. Shkrimi i parë: “Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit“ me autor Besar Likmeta, u publikua më 14 korrik 2016 dhe përshkruan hetimet e prokurorisë të nisura pas një kallëzimi penal nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe vendimeve gjyqësore përkatëse, të cilat e mbyllën çështjen fillimisht në Prokurori dhe më pas  përmes dy vendimeve gjyqësore.

Pretendimi i dytë i Gjykatësit Gjoni dhe bashkëshortes së tij lidhet me shkrimin Rihapet dosja e Gjin Gjonit, por gjyqtari mbrohet me vendim gjykate, publikuar në Reporter.al më 31 janar 2017. BIRN raportoi në këtë shkrim mbi veprimet e Prokurorisë së Elbasanit si dhe dokumenteve të dosjes hetimore të marra përmes një kërkese për të drejtë informimi.

Pretendimi i tretë lidhet me shkrimin Nga Gjin Gjoni te Sinojmeri; lista e 10 gjyqtarëve më të kamur në Shqipëri me autore Aleksandra Bogdani, publikuar më 19 korrik 2016. Shkrimi analizon pasurinë e disa prej gjyqtarëve të Apelit, sipas deklaratave të pasurisë të dorëzuara  prej tyre pranë ILDKPKI.

Në padinë e tij, Gjoni dhe bashkëshortja e tij pretendojnë se paragrafe të veçanta të shkrimeve të mësipërme “servirin informacion të pavërtetë”.

“Shkrimet e botuara të sipërcituara, i kanë shkaktuar paditësve një dëm shumë të lartë moral, kjo pasi, të akuzosh një gjyqtar të Gjykatës së Apelit, njëkohësisht anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një ortake dhe administratore shumë të suksesshme në biznesin e saj, i kapërcen kufijtë e imagjinatës dhe çdo kufi të lirisë së shprehjes, duke përbërë në vetvete vepër penale,” thuhet në padi.

Duke njohur faktin se kërkesa për dëmshpërblim duhet të shoqërohet me vërtetimin e dëmit të pësuar si dhe lidhjes shkakësore mes shkrimeve dhe dëmit të pësuar, Gjoni dhe Çaushi argumentojnë në aktpadi se dëmi moral duhet të çmohet si i provuar ipso Jure.

Sa i përket masës së dëmshpërblimit të kërkuar, paditësi thotë se “gjykata duhet të shqyrtojë edhe rrethanat konkrete të çështjes për të çmuar, së pari shkallën efektive të dhimbjes dhe vuajtjes shpirtërore të shkaktuar dhe në lidhje me të, natyrën e faktit të paligjshëm apo rrezikshmërinë e saj…”

a.ç

Next Post
Basha pyet te zyra elektorale e LSI: Jeni biznes apo parti? Ja përgjigja që mori…

Basha pyet te zyra elektorale e LSI: Jeni biznes apo parti? Ja përgjigja që mori...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In