• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjikondi: Berisha si e nisi po e bitis karrierën e tij, në rrugë!

by A R
19/12/2023 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët mbajtën sot [18 dhjetor] një protestë para Kuvendit, ku anëtarë të Këshillit të Mandateve shqyrtuan kërkesën për të çliruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga imuniteti.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me temën e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Sipas juristes Brizida Gjikondi, protesta para Kuvendit në një moment të tillë vendimtar tregon me sa “konsistencë” kryedemokrati i ka qëndruar vijës antiinstitucionale në gjithë karrierën e vet.

“Unë mendoj që Berisha sot pati dy goditje: goditje në imunitetin e tij parlamentar, por edhe në imunitetin e tij moral. Sot pamë një shfaqje të shëmtuar para zyrave të Kuvendit me vajzën e tij dhe gjoja mbështetësit e tij më të flaktë, çka vërteton edhe një herë që Berisha si e nisi, po e bitis karrierën e tij politike, gjithmonë duke ulëritur në rrugë dhe asnjëherë duke respektuar institucionet. Ai njeh vetëm veten e tij. Sot çështja e SPAK-ut ka qenë brenda kornizave ligjore. Më e shëmtuar ka qenë mungesa e Gazment Bardhit, Saimir Korreshit, Ervin Salianjit, të cilët kanë firmosur kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, e kanë pasur për detyrë edhe morale për t’u pozicionuar qartë ku janë dhe të ishin prezentë në këtë proces. Nuk i pamë as në protestë, as në mbledhje. Procedura ka qenë e rregullt, e saktë dhe e detyrueshme.

Hipokrizia më e madhe e kësaj klase politike është që këtej thotë ‘s’duam të kemi fare imunitet’ dhe këtej përpiqet që të përdorë Gjykatë Kushtetuese, avokatët në komision, nuk respekton vendimin e Gjykatës. Kjo është hipokrizia e parë: Berisha ndryshe thotë dhe ndryshe bën, dhe tregon që nuk është burrë, por duket si burrec. Së dyti, harrojmë që për këtë që po ndodh kemi mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve,” tha znj. Gjikondi

/a.r

Next Post
Bylykbashi: Kuvendi s’mund të kthehet në gjykatë

"Rama president, Basha kryeministër", Bylykbashi: Prandaj duan të eleminojë opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In