• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Të flasë PD për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës

by
20/10/2022 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria shqiptare po bën çdo gjë për të mbrojtur buxhetet familjare nga kriza e çmimeve që ka prekur gjithë botën. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjiknuri theksoi se pavarësisht situatës botërore si pasojë e luftës në Ukrainë, buxheti i shtetit është ai që kompenson të gjithë efektet e çmimit të energjisë.

“Kjo fashë sot është e përkohshme për një periudhë shumë të kufizuar që lidhet me një krizë. Nuk ka për qëllim të ngarkojë konsumatorin. Në Shqipëri kjo krizë nuk po ndjehet te buxhetet familjare kriza. Dhe të gjithë riskun, e mban buxheti i shtetit. Buxheti i shtetit është ai që kompenson të gjithë efektet e çmimit të energjisë. E kemi bërë vetëm e vetëm që ti vijmë në ndihmë konsumatorit, të mbrojmë biznesin prodhues. Këtë kosto e ka mbajtur buxheti i shtetit dhe qeveria. Përse? Në mënyrë që të mbajë veprimtaritë prodhuese hapur dhe të mos kemi një krizë më të madhe ekonomike. Këto janë masa sociale. Janë masa që na kushtojnë por që shkojnë në dobi të konsumatorëve”, nënvizoi ai.

Gjiknuri tha se ishte pikërisht qeverisja demokratike ajo që falimentoi sektorin energjetik shqiptar. “Të flasë Partia Demokratike për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës. Këtë e kam për Saliun sepse ai qe varrmihësi i sektorit energjetik. Unë kam pasur rastin ta përjetoj sepse më qëlloi të isha ministër në atë kohë kur dorëzuat qeverinë dhe pashë sesa thellë e kishit futur ‘kufomën energjetike’ në varr dhe sesa mund u desh për ta ngjallur atë. Ju zotërinj nuk duhet të flisni për energjinë sepse gjysma energjisë në kohën tuaj, vidhej dhe humbej. Ju e shitët sektorin energjetik. Ju e falimentuat OSHEE, CEZ-in e asaj kohe. Kur flisni për çmime dua t’ju them disa fakte që mbase koha ka bërë që njerëzit ti harrojnë por dua ti kujtoj. Ju që mburreni për fashat e energjisë, ju jeni ata që e futët fashën e energjisë. Ju jeni ata që e rritët çmimin e energjisë nga 4.4 lekë në 7 lekë. Kur e privatizuat fashën e latë 13.5. Dhe e dini sa ju dilte çmimi mesatar?, ju dilte 9.7 lekë”, deklaroi Gjiknuri.

Në cilësinë dhe të ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ai theksoi se qeveria e Partisë Socialiste gjatë këtyre tetë viteve ka dyfishuar kapacitetet prodhuese. “U treguam largpamës. Vendosëm një bazë mbrojtëse, pra një dysheme mbrojtëse por vendosëm dhe një kapak apo tavan, që kur të vinin krizat, fatura të mos i shkonte publikut. E dini se për gati 2 terra që prodhohen sot, nëse do të ishte formula e famshme e Sali Berishës, që s’është këtu, e di sa do paguante sektori energjetik shqiptar? Minimalisht 500 milionë euro më shumë. Do të ishte drejt falimentimit. Dhe kjo është nisur prapë jo për të ndihmuar privatin, oligarkun apo biznesin, po për t’i dhënë biznesit qëndrueshmërinë në rritjen e tij, por njëkohësisht për të mbrojtur tarifat e energjisë. Se një sfidë ka Shqipëria që e ka sfidë çdo qeveri: si të mbash nën kontroll tarifën e energjisë”, deklaroi ai, teksa shtoi se humbjen në rrjet janë zvogëluar.

Gjiknuri solli skandalin e privatizimeve gjatë qeverisjes në PD duke shitur nën kosto HEC-et.
“Ju shitët 87 mega Bistricën, Shkopetin, Ulzën, hidrocentrale të investuara. Kreditë e marra nga Koorporata Elekro-Energjetike, kredi që kam përshtypjen vazhdojnë të paguhen dhe sot, se kur isha ministër vazhdonin paguheshin. A e dini me sa i shitët? Me 1. 3 milionë euro mega, ndërkohë hidrocentralin që është afër Dajtit, Lanabregasin, e shitët me 3 milionë euro mega. Pra, tamam një shitje nën vlerë dhe çfarë hidrocentralesh të rinovuara dhe sidomos ato të Bistricës, ato si TEC-e gjithmonë kanë ujë. Ky është një krim që e keni bërë sektorit energjetik. A e dini se po ti kishim sot ato HEC-e, nuk do të kishe fare nevojë kjo fashë, po të ishin ato 80 mega që ju keni shitur në mënyrë kriminale. Sot nuk do të kishe nevojë fare për atë fashën”, deklaroi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se kjo fashë do të jetë e përkohshme. “Shpresojmë dhe për ndonjë rregullim të çmimeve ndërkombëtare, ne do të kemi mundësi që këtë fashë të mos e implementojmë. Kjo është shpresa ime. Megjithatë një gjë duhet theksuar. Vjen për një periudhë të përkohshme dhe jo me atë qëllimin që keni pasur ju kur vendosët fashën 13.5 lekë, si e si t’i krijoni të ardhurat CEZ-it që e privatizuar dhe që e kishit klient. Dhe që po të vazhdonte ajo skemë privatizimi , ta dinë të gjithë shqiptarët, çmimi I energjisë të asaj kohe do ishte 1 lekë më i lartë se sot. Nëse sektori do të ishte në duart e privatit, nuk do kishte burrë nëse ta mbronte më publikun shqiptar nga ajo masakër që ju bëtë. Kjo është e vërteta. Mos hapni histori me CEZ, me DIA se energjia sa më shumë të futësh duart e ajo që keni bërë ju, aq e tmerrshme është. 1.3 miliard dollarë i latë borxhe”, tha Gjiknuri.

/e.d

Next Post
Spiunët nën ‘apel’, dhe lehtësia e përdorimit nga shërbimet sekrete të huaja

'Amnisti' për spiunët e ish Sigurimit, draftet e PD: Rikthim pas 7 vitesh në poste publike nëse pendohen, kërkojnë ndjesë dhe rrëfehen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

September 10, 2026
Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

Nga sot Check-up kalon në shtet pa kufi të sipërm moshor/ Rritja e numrit të përfituesve do të menaxhohet me të njëjtat stafe

September 10, 2026
Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

Spiunazh dhe sabotazh, 31-vjeçari britanik akuzohet për ndihmë ndaj Rusisë

September 10, 2026
BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

September 10, 2026
Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Studimi: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

September 10, 2026
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com