• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Amnisti’ për spiunët e ish Sigurimit, draftet e PD: Rikthim pas 7 vitesh në poste publike nëse pendohen, kërkojnë ndjesë dhe rrëfehen

by Java News
20/10/2022 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend dy projektligje për lustracionin (pastërtinë e figurës), një nismë ligjore nga PD-ja me në krye Sali Berishën dhe një nga PD-ja me në krye Enkelejd Alibeajn. Dy nismat ligjore kanë përmbajtje të përafërt pasi përjashtojnë për 15 vite nga e drejta nga e drejta për t’u zgjedhur deputetë, kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiake, si dhe për t’u emëruar në një sërë funksionesh publike personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit si dhe atë që kanë mbajtur funksione politike të PPSH, kanë qenë pjesë e drejtësisë dhe hetuesisë së diktaturës. Edhe ata që janë në detyrë largohen automatikisht për 15 vite.

Por, projektligji i propozuar nga Alibeaj parashikon edhe një amnisti të pjesshme për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit. Nisma ligjore parashikon që spiunët që tërhiqen vetë nga funksionet, nuk do t’u bëhet emri publik, ndërsa ata që shfaqin pendesë, u kërkojnë ndjesë atyre që i kanë spiunuar si dhe rrëfejnë në mënyrë të plotë të gjithë të vërtetën, ata mund të zgjidhen dhe të emërohen pas 7 vitesh në funksione publike. Pra, nga 15 vite kohë ndalimi, afati shkurtohet në 7 vite.

Subjekti gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga funksioni dhe që rasti i tij të mos bëhet publik. Nëse nga veprimtaria e subjektit iu është shkaktuar dëm të tretëve, mospublikimi vendoset nëse krahas aktit të tërheqjes, subjekti ka paraqitur edhe një letër pranimi mbi faktet dhe ka kërkuar ndjesë për të dëmtuarit. Po ashtu, subjekti mund të shfaqë pendesë për veprimet e kryera nga ana e tij, duke pasur detyrimin që të rrëfejë në mënyrë të plotë të gjithë të vërtetën që ai di. Kur rrëfimi rezulton të jetë i vërtetë, subjekti përfiton përgjysmimin e kohës së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike. Në çdo rast për funksionarët e zgjedhur apo ata që kërkojnë të zgjidhen, periudha e ndalimit duhet të përfshijë së paku një proces zgjedhor, vendor apo të përgjithshëm”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ashtu si projektligji i propozuar nga Rithemelimi, edhe nisma ligjore e propozuar nga PD-ja me në krye Alibeajn, nuk përfshin sekretarët PPSSH si kategori që nuk dihet të kandidojnë, zgjidhen apo emërohen në disa funksione publike. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë. Ky përjashtim mund të lexohet si një mesazh afrimi mes dy PD-ve. Aktualisht, në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar 6 nisma ligjore për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe pastërtinë e figurës./shqiptarja.com/m.j

Projekligji i PD-së për lustracionin
Next Post
FOTO+VIDEO/ Berisha dërgon të rinjtë e forumit rinor të PD te protesta e pedagogëve

FOTO+VIDEO/ Berisha dërgon të rinjtë e forumit rinor të PD te protesta e pedagogëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com