• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

by A R
10/09/2026 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesisht nga fëmijët dhe të afërmit në Itali, Greqi e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ata në Gjermani, Francë apo Belgjikë, emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre mbi 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit.

Të dhënat nga Bankës e Shqipërisë tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, remitancat janë rritur me 89 milionë euro apo 16.7 për qind.

“Fëmijët i kemi në Itali prej vitesh dhe ata janë mbështetja jonë kryesore. Pensionet nuk mjaftojnë për të përballuar të gjitha shpenzimet e muajit, sidomos kur ke edhe ilaçe apo shpenzime të tjera të papritura. Nëse nuk do të na ndihmonin, do të ishte shumë e vështirë të jetonim me të ardhurat që kemi”, thanë qytetarët që presim remitanca.

Një studim i fundit i Bankës se Shqipërisë tregonte se 59 për qind e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot shpenzimet e papritura, dhe se remitancat janë një faktor me rëndësi madhore për reduktimin e varfërisë.

“Jemi të detyruar t’u kërkojmë fëmijëve më shumë para. Dikur ajo që na dërgonin mjaftonte për të përballuar muajin, ndërsa tani shpenzohet shumë më shpejt. Çdo gjë është bërë më e kushtueshme dhe këtë e ndiejmë çdo ditë”, shprehet qytetari.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Nevojën për më shumë para si pasojë e shtrenjtimit të jetesës e pohojnë edhe vetë qytetarët që presin remitanca.

“Unë kam vëllezërit që më ndihmojnë, se përndryshe do të ishte shumë e vështirë. Të ardhurat që kemi nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet, sidomos kur dalin nevoja të reja. Fatmirësisht kemi familjarët jashtë që nuk na kanë lënë vetëm”, vijon ai.

Por nga ana tjetër kursi i këmbimit po i dëmton familjet që mbahen nga remitancat, pasi për të njëjtën shumë eurosh apo dollarë po marrin më pak para nga konvertimi në lekë.

Next Post
Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike -

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In