• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjiknuri në nënstacionin e Selitës: Përmirësohet cilësia e furnizimit me energji

by A R
11/01/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektoi të mërkurën investimet që po kryhen për zgjerimin e nënstacionit elektrik të Selitës, një investim ky prej 6 milion euro, përmes të cilit do të bëhet i mundur dyfishimi i kapacitetit nga 30 në 65 MW ndërsa fuqizohen me 50% edhe fiderat përkatës.

Me këtë nënstacion lidhen 23 fidra çka nënkupton se investimi ndikon në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh përgjatë zonës së Unazës së Madhe, Rrugës Teodor Keko, ish-Fushës së Aviacionit, Pallatet Hauai, Laprakë etj.

Vendosja e 6 fiderave të rinj do të mund të krijojnë unazën për të menaxhuar më mirë ngarkesat, sidomos në zona problematike si Misto Mame dhe Yzberishti.

Ministri Gjiknuri deklaroi se konsumi i rritur për shkak të uljes së fortë të temperaturave shërbeu edhe si një test për të parë vlerën e investimeve të kryera nga kompania deri më tani.

“Ndërprerjet kanë qenë shumë më të pakta ndërsa koha e riparimit të tyre më e shpejtë çka tregon se sistemi ka qenë në gatishmëri të plotë dhe investimet kanë dhënë efektin e tyre. Siguroj shqiptarët se pavarësisht se do kemi probleme me motin në ditët në vijim, OSHEE do të jetë në gatishmëri për të riparuar defektet në kohë shumë të shkurtër dhe kjo po konfirmohet jo vetëm nga të zgjedhurit vendor por dhe qytetarët që e bëjnë vetë diferencën”, u shpreh Gjiknuri, duke sqaruar se pavarësisht të metave që ka ende sistemi, nuk duhet harruar se deri para tre vitesh sektori po “vdiste” nga “tumori” që e kishte përfshirë.

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes, Adrian Çela tha se në këtë nënstacion nuk ishte kryer investim që në vitin 1956. “Parashikojmë të rinovojmë deri në fund të vitit gjithë nëstacionin e Selitës. Janë dhe 6 fidera të rinj nga të cilët 3 kanë hyrë në funksion që para festave vitit të ri. Në sajë të fuqizimit të nstacionit të Selitës dhe këtyre fiderave të rinj arritëm të menaxhojmë situatën tejet të ngarkuar për festat dhe motin e ftohtë të këtyre ditëve”, tha Çela.

Ai informoi se brenda vitit parashikohet të kryhen punime për 4 nënstacione të reja për qytetin e Tiranës. Fuqizimin e atyre ekzistuese, pra nëstacionit të autotraktorave, fillimin e punimeve për nëstacionin e Kombinatit që është projekt i BB-së, nëstacionin e Kasharit, atë të Valiasit dhe nënstacionin e ri të Qendrës”, theksoi Çela.

Sipas tij, gjithë këto investime janë bërë me të ardhurat e kompanisë dhe për vitet 2015-2016 janë investuar rreth 20 milion euro për Tiranën, si në zonat periferike dhe në qendër të qytetit.

“Janë rreth 12 mln euro në proces përsëri për Tiranën, janë ndërtuar 170 kabina të reja të sistemit 20 kv dhe janë rinovuar 120 të tjera. Dhe vetëm për këtë vit parashikojmë rinovimin e 250 kabinave që janë të amortizuara si dhe ndërtimin e 8 fiderave të rinj”, nënvizoi Çela.

Next Post
Terry shokon Chelsea sepse shkon me Bornemouth

Terry shokon Chelsea sepse shkon me Bornemouth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

FOTO / Dhunohet pllaka e dëshmorit të 21 Janarit, Balla akuza Berishës: Nuk paske asnjë kod njerëzor!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In