John Terry pritet të largohet nga Chelsea gjatë janarit. John Terry dhe Chelsea pritet t’i japin fund ‘martesës’ pas 19 viteve së bashku, shkruan tabloidi britanik, Daily Express.
Sipas këtij tabloidi, Terry pritet që karrierën ta vazhdoj te skuadra modeste nga Premierliga, Bournemouth, përcjell Express.
Thuhet se ish lojtari i përfaqësueses së Anglisë është i magjepsur me ambiciet e presidenti të Bournemouth, Eddie Howe.
Bournemouth gjatë verës kishte arritur që ta transferoj, në formë huazimi, yllin e Arsenalit, Jack Wilshere. (b.an)