• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri e Llatja, me banorët e Katundit të Ri: Vota për PS ‘çimenton’ binomin qeveri-bashki për të vazhduar projektet e mëdha. Alternativa përballë…!

by Java News
27/04/2023 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Katundit të Ri në njësinë Bradashesh, ku prezantuan projektet për 4 vitet e ardhshme të zhvillimit të Elbasanit.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik, u shpreh se vota për Gledin dhe PS më 14 maj, është garanci për zhvillimin e qytetit. “Kur votoni për Gledin dhe Partinë Socialiste dhe këshilltarët e Partisë Socialiste keni votuar për një ekip, qoftë për Gledin, për Damianin dhe për të gjithë që këtë mos ta lëmë vetëm, por të jemi një nyje lidhëse mes interesave tuaja dhe interesit të institucioneve shtetërore me të cilat ju keni të bëni. Na jepni të drejtën morale për t’i çuar gjërat deri në fund. Ky është angazhimi im publik dhe unë këtë e dua me votën tuaj për Gledin dhe Partinë Socialiste”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se opozita kërkon që ta kthejë Elbasanin në një bunker politik për interesit e saj. Ai theksoi se falë binomit qeveri-bashki, janë një sërë projektesh të mëdha të cilat do të marrin jetë duke sjellë më shumë urbanizim dhe ekonomi për zonën. “Sa herë e ka marrë partia opozitare e ka kthyer bashkinë e Elbasanit në një bunker politik, ndërprerje komunikimi. Vetëm zbatim i qendrës, i dyshes Berisha – Meta, martesë e re zakone të vjetra. Këtu vihet në rrezik zhvillimi i Elbasanit. Elbasanit i duhet binomi i komunikimit bashki – qeveri që të funksionojnë gjërat, të ecin të gjithë gjërat e mëdha. Edhe ne pastaj të kemi ndihmë edhe për shumë gjëra të tjera. Prandaj them që vota në 14 maj ‘çimenton’ edhe këtë lloj binomi qeveri – bashki për të vazhduar projektet e mëdha që janë projekte të rëndësishme për Elbasanin, “By Passi”, rehabilitimi i lagjes Kala për ti kthyer identitetin qytetit, qoftë edhe shëtitorja, Auto Motoparku, të gjitha këto po sjellin zhvillim. Për ujësjellësin e ri me kanalizime janë 15 milion euro që do investohen. Të gjitha këto janë projekte të qeverisë shqiptare”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek alternative përballë, Gjiknuri tha se ai është vetëm një riciklim i dyshes Berisha-Meta. “Nuk duhet të ketë njerëz që të gënjehen nga kjo qasja politike që ka kundërshtari. Kundërshtarin ju e njihni. Lëre çfarë ‘e fryjnë’ në Tiranë se gjoja Luçiano Boçin nuk e njohim. Ju duket sikur flet bukur se atë zanat ka. Nuk është se është marrë ndonjëherë me administrim publik, as është marrë ndonjëherë të zgjidhë probleme komunitare. Duke thënë fjali apo poezi apo proza të bukura në televizor nuk do mund t’u prishë mendjen njerëzve. Ai këtu ka qenë kryetar PD-je, ka pasur të gjithë politikën e kuadrit, të gjithë emërimet ai i bënte. Ka qenë kandidat për kryetar bashkie dhe humbi. E zgjodhi Saliu nënkryetar partie se i duhet bashkia e Elbasanit prandaj ai kandidon për hesap të tij dhe të Ilir Metës. Ky është realiteti. Rekordet e tij janë të tilla që nuk të bindin se ai mund të bëjë ndonjë gjë”, shtoi më tej drejtuesi politik I PS për qarkun e Elbasanit.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se pozicioni strategjik ofron një avantazh të madh për biznesin. “Elbasani ka një pozicion shumë të mirë qoftë gjeografik, ka rrjet të mirë energjetik, ka lidhje hekurudhore, ë dhe njerëzit kanë preferencë të ndërtojnë ndërmarrje këtu sepse kjo sjell një avantazh të madh për biznesin e tyre. Këtë pozicion ne duhet ta shfrytëzojmë. Hajde të rregullojmë edhe qytetin dhe të krijojmë kushte më të mira dhe për biznesin që të shtohet aktiviteti ekonomik. Këto do të vijnë zinxhir”, u shpreh Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja renditi disa prej projekteve të rëndësishme që po bëhen në bashkëpunim edhe me qeverinë, si për zhvillimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik, ashtu dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës. “Kemi marrë edhe premtimin e kryeministrit për by- pass e Elbasanit, ta spostojmë rrugën komplet këtu dhe ta kalojmë matanë Shkumbinit, atje ku e ka vendin normalisht, dhe kjo këtu të kthehet siç ka qenë një rrugë e jona e brendshme. Po bëjmë edhe ndriçimin ashtu siç e kemi nisur, ta mbyllim të gjithë aksin, të bëjmë edhe trotuarin. Kemi qenë gjatë të gjithë kohës në kontakt për të bërë punë të mira, për të zgjidhur problematikat tona infrastrukturore, por edhe për të krijuar bashkërisht vizionin për zhvillimin e Elbasanit dhe sidomos për zhvillimin e zonës industriale. Ne kemi nisur sot Murin e Gjelbër, dhe është i disati vit në fakt që ne vazhdojmë mbjelljet në të gjithë zonën tonë industriale, por edhe ku ka sipërfaqe të lira buzë lumit Shkumbin, pikërisht për të shtuar sipërfaqet e gjelbra. Nga krahu tjetër vazhdojmë edhe me presionet, me kërkesat e vazhdueshme ndaj institucioneve shtetërore, por edhe kompanive private për të vazhduar me përmirësimin e sistemeve të tyre të filtrimit të zonës industriale. Nga ana tjetër kemi pasur dhe kemi një zhvillim konstant në zonën industriale edhe përsa i përket edhe bizneseve të reja dhe kryesisht atyre të cilët nuk ndotin”, tha Llatja.

Kreu i Bashkisë së Elbasanit u shpreh se kjo zonë do të kthehet në një nga destinacionet turistike. “Ne e kemi bërë Elbasanin pjesë të 100 qyteteve të BE -së për uljen e ndotjes së mjedisit, por edhe për qytetet e zgjuara Smart Sity, është një nga projektet, misionet më të mëdha që ka BE, dhe është një projekt i cili vazhdon deri në 2030. Shumë shpejt, brenda këtij mandati ne do të fillojmë dhe rikonstruksionin dhe ta bëjmë Ad Cuintum që kemi në Bradashesh, një nga destinacionet kryesore turistike të Via Egnatia,dhe gjithashtu t’i japim edhe vlerën e vet Manastirit të Shijonit dhe ta kthejmë atë në ditën që ka në qershor në një atraksion, në një festë të madhe për t’i dhënë një mundësi më të mirë zhvillimit ekonomik të gjithë Bradasheshit”, u shpreh Llatja./m.j

Next Post
Opozita në ‘luftë’/ PD e ‘BF’ sherr në KQZ! Sefa: PL partia domate, gjeti një hu ku të mbështetej! Kazizaj: S’plotësoni komisonerët, bëni teatër

Opozita në 'luftë'/ PD e ‘BF’ sherr në KQZ! Sefa: PL partia domate, gjeti një hu ku të mbështetej! Kazizaj: S’plotësoni komisonerët, bëni teatër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

“Ndizet” merkato për çështjen Julian Alvarez, Barcelona nuk ka një “Plan B” nëse argjentinasi nuk ikën nga Madridi!

August 25, 2026
Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

August 25, 2026
Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

August 25, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

August 25, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!

August 25, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE

August 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com