“Gjeta portretin e Zotit në një pllakë mermeri”
Një burrë në Britani pretendon se ka një portret të Zotit. Ai thotë se i ati i ka lënë një pllakë mermeri, në të cilën shquhet lehtësisht portreti i Krijuesit të Gjithësisë. Charlie Deeb, 55 vjeç, thotë se pllakën ia ka dhënë i ati pak kohë para se të vdiste. Ai e kishte zbuluar këtë pllakë në fabrikën e tij në vitin 1970.
Por burri thotë se nuk i kishte kushtuar rëndësi pllakës me përmasa 45 me 23cm dhe me një trashësi prej 2 cm, të cilën e ka vendosur në një kasafortë në Zvicër.
Por vitin e kaluar është kthyer aty për ta parë dhe ka konstatuar se fytyra e Zotit ishte “stampuar” në të.
“Im atë e kishte vendosur këtë pllakë në një kabinë xhami në show rom-in e fabrikës së tij deri në vitin 1975, kur filloi lufta civile në Liban. Më pas e ruajti në shtëpinë tonë në Bejrut për 19 vjet me radhë. Nuk i kisha kushtuar ndonjë rëndësi derisa një ditë e inspektova dhe konstatova në të portretin e Zotit”, thotë ai.
Ai i ka shkruar një letër Muzeut të Historisë dhe Natyrës në Londër nëpërmjet të cilës pyet nëse kjo është thjesht një rastësi. Charlie thotë se ka marrë një përgjigje ku i thuhet se është vepër e rastësishme e natyrës.
Ai shprehet se nuk ka parë kurrë diçka më të qartë dhe shpjegon se prerja e pllakave të mermerit nuk mundet kurrsesi të përcaktojë format dhe nuancat mbi sipërfaqen e sheshtë.
Ai vetë është me profesion inxhinier dhe mendon se kjo pllakë me peshë 15 kg mund të vlejë miliona, por nuk ka ndërmend ta shesë.
“Mendoj se kjo ikonë e qartë dhe e detajuar, e formuar në mënyrë krejt të natyrshme duhet të shihet nga të gjithë. Është e vetmja në botë mesa kam dijeni unë. Nuk kam ndërmend ta shes, pasi është një lidhje e fuqishme me tim atë, i cili nuk jeton më”, thotë ai.









