Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha sot në Kuvend se qeveria e mbajti premtimin për te kryer falas procesin e legalizimit.
Gjatë diskutimit në parlament të disa ndryshimeve në ligjin e legalizimeve, Gjermeni u shpreh se në sajë të këtij angazhimi sot asnjë qytetar nuk paguan taksë pasi çdo gjë përballohet nga buxheti i shtetit, falë bashkëpunimit mes qytetarëve dhe ALUIZNI-t.
Seanca e sotme ka në rend dite dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo me BERZH-n për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri; ratifikimin e marrëveshjes me palën suedeze për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë, etj.