• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze

by A M
12/11/2023 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në bisedimet në disa vende të Lindjes së Mesme u angazhua për ndërprerje humanitare të luftimeve Izrael-Hamas për të mundësuar furnizimin e popullsisë që vuan pasojat në Rripin e Gazës.

Në sfondin e gjendjes së popullsisë civile në Rripin e Gazës Gjermania do të shtojë ndihmën humanitare për territoret palestineze edhe me 38 milionë euro. Këtë e komunikoi ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, pas një bisede me kryeministrin palestinez Mohammed Shtaje në Ramallah në Jordanin Perëndimor. Me këtë shtesë ndihma e përgjithshme e Gjermanisë lëvruar këtë vit për territoret palestineze arrin në mbi 160 milionë euro.

“Çdo jetë është e njësoj e çmuar. Gjithkush në Izrael apo në Palestinë ka të drejtë të jetojë në paqe e siguri”, theksoi Baerbock. Një hap i parë i rëndësishëm për njerëzit në Gazë janë pauzat humanitare. “Këto duhet të zgjerohen edhe më tej”, kërkoi Baerbock. Gjithashtu duhet t’u jepet siguri furnizimi spitaleve në veri të Rripit të Gazës.

Të shtunën në mbrëmje (11.11.2023) ministrja e Jashtme gjermane pati takime edhe me homologun e saj izraelit Eli Cohen dhe drejtuesin e opozitës Jair Lapid në Tel Aviv si edhe një bisedë me politikanin e opozitës Benny Gantz, i cili bën pjesë në kabinetin e krizës të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu. Gjatë udhëtimit në Lindjen e Mesme në agjendën e bisedimeve të kryediplomates gjermane Baerbock janë gjendja e pengjeve në duart e Hamasit militant-islamik, situata humanitare e civilëve në Rripin e Gazës si dhe paqja e mundshme në të ardhmen përmes zgjidhjes me dy shtete. Baerbock po qendron për të tretën herë në rajonin e Lindjes së Mesme që pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite, Baerbock sërish u angazhua për një ndërprerje humanitare të luftimeve Izrael-Hamas për të mundësuar furnizimin e popullsisë që po vuan pasojat në Rripin e Gazës. Në bisedimet me përfaqësuesit e Katarit dhe të Arabisë Saudite ka pasur dakordësi, që “ndërprerja e luftimeve është e nevojshme për të mundësuar furnizimin me ndihma humanitare”, mësohet nga delegacioni që shoqëron ministren e Jashtme në vizitat në Lindjen e Mesme.

Po ashtu gjatë këtyre bisedimeve palët kanë qenë të një mendimi, se paqja për palestinezët dhe Izraelin është e mundur vetëm me një perspektivë për zgjidhjen me dy shtete, thuhet më tej lidhur me bisedimet në Katar dhe Arabinë Saudite.

Scholz: Izraeli duhet të mbetet një vend i sigurtë për hebrenjtë nga e mbarë bota

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e Izraelit si një vend i sigurtë për hebrenjtë. “Eshtë e rëndësishme të dihet në të gjithë botën, se ekziston ky vend”, theksoi ai në kuadër të një kongresi dyditor të socialdemokratëve europian (SPE) në qytetin juor të SPanjës, Malaga. Ndaj, sipas tij, duhet të jetë i “qartë solidariteti ynë” me Izraelin.

“Sulmi i tmerrshëm, barbar i Hamasit ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Izraelit, ndaj fëmijëve, të moshuarve, të rinjve, që merrnin pjesë në një festival, poshtërimet e filmuara atje, këto janë gjëra që ne nuk do t’i pranojmë kurrë”, tha Scholz. AI njëkohësisht nënvizoi, se duhet bërë gjithçka e mundshme, për të shmangur njëpërshkallëzim të konfliktit dhe për të mundësua rndihmat humanitare për njerëzzit në Rripin e Gazës. Kancelari kërkoi gjithashtu një ndërprerje të luftimeve, në mënyrë që të plagosurit, shtetasit e vendeve të tjera dhe po ashtu mundësisht edhe pengjet që mbahen nga Hamasi radikal.silamik të mund të largohen nga Rripi I Gazës. Kancelari theksoi edhe të drejtën e Izraelit për t’iu kundërvënë organizatës terroriste të Hamasit.

/a.d

Next Post
Çfarë thonë yjet për ju sot? Horoskopi 17 shtator 2023

Çfarë thonë yjet për sot? Parashikimi i horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP: Nuk e di nëse jam gati

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com