• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania rifillon dëbimet e azilantëve në pikun e fushatës

by Java News
12/09/2017 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një ndërprerjeje disamujore këtë të martë fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan. Kritikat vijnë nga opozita dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Sërish një avion me azilkërkues afganë të refuzuar niset drejt Kabulit (12.09) nga aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket ky është një avion i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në aeroportin e Dyseldorfit nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan.

Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, 6 nga Bavaria dhe 1 nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë. Qindra vetë u plagosën.

Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.

Kritika ndaj rifillimit të dëbimeve

Organizatat humanitare janë kritike, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme. Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet pikërisht në këtë kohë si një manovër në kohë fushate zgjedhore. Kreu i organizatës “Pro Asyl”, Günter Burkhardt është shprehur se “synohet të jepet një sinjal vendosmërie para fushatës me qëllim që të merren vota në elektoratin armiqësor ndaj të huajve.” Burkhardt akuzoi ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, se e injoron tërësisht gjendjen në Afganistan./DW

a.ç

Next Post
Thaçi flet për marrëveshje historike me Serbinë por mediat e Beogradit…

Vuçiç: Dialogu me Kosovën rinis në Tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com