• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania paralajmëron për “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën

by A R
19/12/2021 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e sulmon Ukrainën.

“Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda”, tha Habeck duke iu referuar grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“Çështja e vënies në funksion (të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’) mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, shtoi ai.

Por, lidhur me gazsjellësin nuk mund të pritet asnjë “nëse ka shkelje të reja të integritetit territorial” të Ukrainës, tha ministri gjerman në një intervistë të publikuar më 19 dhjetor në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Habeck po ashtu tha se një pushtim i Rusisë do ta shtynte Berlinin që ta rimendonte bashkëpunimin me Moskën sa i përket gazsjellësit.

Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” thuhet se do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Por, ky projekt është zvarritur për vite me radhë dhe është kritikuar nga aleatët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Poloninë.

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kundërshtojnë këtë gazsjellës pasi argumentojnë se do të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varshmërinë nga gazi rus. Por, po ashtu do t’ia pamundësonte Ukrainës që të fitonte nga taksat për transitin e gazit.

Qeveria e re gjermane veçse ka kërcënuar se do ta bllokojë funksionalizimin e gazsjellësit nëse Rusia e pushton Ukrainën.

“Në rast se kemi përshkallëzime të mëtejme, ky gazsjellës nuk do të funksionalizohet”, tha deklaruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” është duke pritur miratimin nga rregullatorët gjermanë. Kompania që kontrollon këtë gazsjellës ka dorëzuar dokumentet për të rinisur procesin e certifikimit. Por, edhe nëse miratohet nga rregullatorët gjermanë, funksionalizimi i gazsjellësit duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian./ REL

Next Post
FOTO / “Me opinionisten e jetës sime”/ Bora Zemani ndërron Arjan Konomin me…

FOTO / “Me opinionisten e jetës sime”/ Bora Zemani ndërron Arjan Konomin me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com