• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania pajis Izraelin me nëndetëse që mbajnë armatim atomik

by A R
24/10/2017 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një marrëveshje përkatëse qeveritare për dërgimin e tri nëndetëseve marinës së Izraelit do të nënshkruhet të hënën, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Detajet e marrëveshjes janë konfidenciale. Seibert tha se qeveria gjermane i ka mbajtur parasysh “të gjitha pikat me rëndësi” në marrëveshje.

Gjermania jo vetëm shet, por edhe jep mbështetje financiare në marrëveshjen për nëndetëset, që besohet se kap shumën e 1,5 miliardë eurove. Kjo argumentohet me faktin se Republika Federale ndihet veçanërisht përgjegjëse për sigurinë e shtetit Izrael. Kontributi financiar vlen si kontribut për mbrojtjen dhe për sigurimin e ekzistencës së Izraelit, u bë e ditur në Berlin. Bëhet fjalë për shitjen e tri nëndeteseve të Sistemeve të Marinës ThyssenKrupp (TKMS) në Kiel. Nëndetëset e klasës Dolphin mund të pajisen nga Izraeli edhe me armë atomike. Nëndetëset e reja do të hyjnë në shërbim në vitin 2027 dhe do të zëvendësojnë tri modele më të hershme.

Kontributi financiar gjerman: rreth 540 milionë euro

Qeveria gjermane do të mbështesë biznesin e nëndetëseve me Izraelin financiarisht me rreth një të tretën e shumës së blerjes. “Shuma maksimale është 540 milionë euro”, i tha zëdhënësi i qeverisë Seibert agjencisë së lajmeve Reuters. Fjala është për rreth 30 përqind të vëllimit të biznesit. Shuma prek buxhetet federale të Gjermanisë të viteve 2018 deri 2027.

Klauzolë tërheqjeje nga marrëveshja

Zyra kancelarore fillimisht në qershor e ndaloi shitjen e nëndetseve të ThyssenKrupp-it Izraelit, për shkak të dyshimeve për ryshfet dhe hetimeve për korrupsion në Izrael. Sipas raporteve të medieve izraelite, marrëveshja e re me qeverinë gjermane përmban edhe një klauzolë tërheqjeje nga marrëveshja, për rastin se do të konfirmohet dyshimi për vepra penale.

Hetuesit e korrupsionit në Izrael patën arrestuar në kuadër të hetimeve partnerin izraelit të TKMS, Miki Ganor. Më tej ata arrestuan ish-shefin e zyrës së kryeminisrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe një ish-bashkëpunëtor të tij. Arrestimet u bënë ndër të tjera edhe për shkak të dyshimit për larje parash dhe për mashtrim, u bë e ditur në korrik në Izrael. Fillimisht nën presion ishte edhe vetë Netanjahu. Atë e akuzuan se e kishte imponuar marrëveshjen për nëndetësen kundër dëshirës së ushtrisë dhe të ministrisë së Mbrojtjes. /DW/a.m.

Next Post
Moti i keq pezullon punën në Portin e Durrësit

Moti i keq, pezullohen lundrimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In