• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania nxjerr bilanc të problemeve e përparësive të investimit në Serbi

by Aalison Pearse Stevens
29/03/2016 07:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse dikush nga Gjermania duhet të investojë në Serbi? Kapitali kërkon siguri e kushtet në Serbi nuk janë gjithmonë të parashikueshme. Por duket se kjo po ndryshon. Thomas Maasen punon prej dy vjetësh në Serbi. Sipërmarrja e tij “Renus logjistik” e ka përfaqësinë në Beograd dhe ai është i kënaqur.

Ai është vetëm një prej investitorëve që mori pjesë në konferencën e javës së kaluar në Frankfurt, kushtuar investimeve gjermane nga landi i Hesenit në Serbi.

Landi Hesen ka gati të njëjtin numër banorësh sa Serbia, por të ardhurat bruto të këtij landi janë gati dhjetëfish më të mëdha se në Serbi. Po pse pra dikush nga një land kaq i pasur investon në Serbi? Mbase për vetë faktin se produkti social bruto për frymë në Hesen është rreth 45.000 euro, ndërsa në Serbi rreth 5000 euro.

“Kjo do të thotë se Serbia është nëntë herë më e lirë”, thotë ministri i Financave Dushan Vujoviç. Thomas Maasen nuk foli për fuqi të lirë punëtore, por për “fuqi të kualifikuar dhe motivuar punëtore”.

Rritja e investimeve dhe eksportit

Parë nga interesimi i investitorëve gjermanë – në Dhomën Ekonomike të Frankfurtit të mërkurën (23.3.) ishin përfaqësuesit e 200 firmave – Serbia ofron më shumë se vetëm fuqi të lirë punëtore.

“Në Serbi janë rritur jo vetëm shpenzimet, por edhe investimet dhe eksporti”, thotë kryetar i Dhomës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh. “Serbia po shënon rritje stabile ekonomike, më stabile se shumë vende të BE-së”, pohon kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Me paratë e investuara në Serbi do të shënoni përfitimë më të larta se në çdo vend tjetër”.

Vuçiç tha se “Serbia nuk është një vend ku buron vetëm qumësht dhe mjaltë, por kemi bërë shumë reforma”.  “Ne kemi bërë konsolidimin fiskal dhe kemi ulur rrogat dhe pensionet. Nëse dikush nga investorët ka problem, ne do ta zgjidhim”, theksoi Vuçiç në Franfkurt.

Bashkëpunimi mes landit të Hesenit dhe Serbisë është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

“Kjo është në interesin tonë”, tha ministri i Hesenit për Ekonomi, Tarek al Vazir, “por edhe në interesin e Serbisë, ku hap pas hapi po përmirësohet standardi i jetës”.

Ndërsa Marko Çadezh tha se Serbia dallon nga vendet tjera në procesin e integrimeve evropiane: “Për Serbinë nuk është me rëndësi se kur do të anëtarësohet në BE, por është me rëndësi që të jetë plotësisht e gatshme për këtë anëtarësim. Sepse nëse nuk jeni të gatshëm për konkurrencë në treg, vetë anëtarësimi në BE nuk ju ndihmon”.

Eksporti dhe problemet

Shikuar nga të dhënat e fundit, 90% e gjermanëve që investojnë në Serbi, e vazhdojnë punën atje, që do të thotë se përvojat janë pozitive. Një prej tyre është edhe “Stada Groupp”, i cili prej vitit 2009 është pronar i “Hemofarm-it”, punëdhënësit më të madh në Banat të Vojvodinës, raporton DË. Drejtori i përgjithshëm i “Hemofarm” Ronald Seliger thotë se ka probleme me të cilat përballet firma e tij, për shembull me pronësinë në Serbi. Ka probleme edhe me korrupsionin. Selinger e ka konstatuar këtë në bisedë me të tjerët, sepse “Hemofarm” si një sipërmarrje e madhe nuk ka aq shumë probleme me korrupsionin. Ndërsa sa i përket shitjes, “Hemofarm” ka probleme më të mëdha në Serbi.

“Kur keni rroga mesatare prej 300-400 euro, fuqia blerëse është më e vogël”, pohon ekonomisti gjerman.

Next Post

Një nga dhjetë arabët më të pasur viziton Tiranën, interes për investime në energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

September 3, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Rama: “Pasqyra Albania” për të kontrolluar qeverinë dhe luftuar dezinformimin. Të përfshihen edhe gjyqësori & legjislativi

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com