• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania “kalon gardhin”, për herë të parë do dërgojë armë të rënda në Ukrainë dhe trajnojë ushtarë në tokën gjermane

by Java News
26/04/2022 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania do të miratojë zyrtarisht dërgimin e sistemeve kundërajrore Gepard në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga Johannes Vogel, një ligjvënës i lartë nga një prej partive të koalicionit qeverisës.

Ai konfirmoi një raport në të përditshmen “Sueddeutsche Zeitung” se ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, do të ofrojë armët në takimin e së martës me aleatët në bazën ajrore Ramstein të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili është përballur me kritika brenda dhe jashtë vendit për dështimin e qeverisë së tij për të dorëzuar armë të rënda në Ukrainë, ka premtuar dërgimin e armëve antitank dhe anti-ajror nga rezervat ushtarake gjermane, të cilat ai i përshkroi megjithatë si “armë mbrojtëse”.

Sipas Traktatit për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, armët e rënda u referohen të gjitha tankeve dhe mjeteve të blinduara dhe të gjithë artilerisë 100 mm e lart.

Avionët luftarakë dhe helikopterët luftarakë gjithashtu klasifikohen si armë të rënda, përcjell Albanian Post.

Gjermania më herët ka thënë se nuk është në gjendje të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, sepse atëherë ajo nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj kombëtare dhe të NATO-s.“Këtu, tani duhet të pranojmë se opsionet që kemi po arrijnë kufijtë e tyre”, tha Scholz të martën.

Bundeswehr-i ka thënë se i duhen armët e tij të rënda për të garantuar detyrimet e mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës.

Kjo vlen, për shembull, për automjetet luftarake të këmbësorisë Marder ose topan vetëlëvizës 2000, një armë artilerie e rëndë.

Scholz e detyroi kalimin e “gardhit” me vendim tankesh

Vendimi për të dërguar tanke gjermane kundërajrore direkt në Ukrainë është një ndryshim i madh në politikë. BBC shkruan se deri të hënën, figurat kryesore në partinë e qendrës së majtë SPD të kancelarit Olaf Scholz po e refuzonin ende idenë. Por pas presionit në rritje, si nga politikanët e opozitës ashtu edhe nga aleatët e koalicionit, Scholz është tërhequr.

Gjermania i furnizon Ukrainës më shumë armë sesa pranohet shpesh. Një pjesë e konfuzionit vjen nga deklaratat e kancelares për eksportet e armëve, të cilat shpesh janë të paqarta me qëllim, dyshojnë kritikët, për të mbajtur në krah ata politikanë të SPD-së që besojnë se armët e rënda përshkallëzojnë luftën. Me çdo vendim të ri për thyerjen e tabuve për armët, Scholz po detyrohet të largohet nga gardhi.

Gjermania ndryshon qasje, pozicionohet hapur krah Ukrainës, do të trajnojnë e ushtarët ukrainas

Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori gjerman, në takimin që po zhvillohet në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ku pjesëmarrës kanë qenë më shumë se 40 vende pjesëmarrëse.

Ambasadorja e Gjermanisë në SHBA Emily Haber thotë se përveç dërgimit të tankeve kundërajrore në
Ukrainë, siç kemi raportuar, Gjermania do të trajnojë edhe ushtarë ukrainas në tokën gjermane.

Vlen të përmendet se kjo është një qasje e re e Gjermanisë pasi në të kaluarën është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë./m.j

Next Post
Nga kinemaja tek gratë dhe futbolli/ Vittorio Cecchi Gori në të gjithë fushën: Jeta ime më ka dhënë shumë

Nga kinemaja tek gratë dhe futbolli/ Vittorio Cecchi Gori në të gjithë fushën: Jeta ime më ka dhënë shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In