• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania i anulon katër projekte Republikës Sërpska, pezullon…

by Java News
15/04/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania ka lajmëruar se do të pezullojë përgatitjen e katër projekteve të infrastrukturës për entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, në shumën prej 105 milion euro, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë.

Ambasada e Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë ka përcjellë informacionin.

Në letër thuhet se projektet do të pezullohen derisa të hiqen vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të 10 dhjetorit 2021 dhe 10 shkurtit 2022, si dhe deri në përfundimin e bllokadës aktuale të institucioneve shtetërore.

Bëhet fjalë për vendimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska për të ashtuquajturin transferim të kompetencave nga shteti në nivel entiteti dhe vendimi dhe për miratimin e Ligjit për pasurinë e paluajtshme, e cila shfrytëzohet për funksionimin e autoriteteve publike në Republikën Sërpska.

Ligji u pezullua me një vendim nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, më 12 prill, sepse, sipas ligjit aktual, njësitë nuk mund të menaxhojnë pronën shtetërore.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska vendosi që qeveria e këtij entiteti ka gjashtë muaj afat për të paraqitur në parlament ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, ligjin për akcizat, ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska, si dhe ligjet për mbrojtjen dhe sigurinë.

Këto janë kompetencat e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, për të cilat Republika Sërpska pretendon në mënyrë të paarsyeshme se duhet të jenë në juridiksionin e entitetit. Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk e lë një mundësi të tillë.

Veprimet në entitetin Republika Sërpska, për të krijuar institucione paralele, janë dënuar njëzëri nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Politikanët nga Republika Sërpska kanë bllokuar institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës që nga fundi i korrikut 2021, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko miratoi amendamentet në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës dhe vendosi se ishte krim mohimi i gjenocidit, si dhe i aktvendimeve për krime të luftës të sjella në Gjykatën Ndërkombëtare e Hagës dhe nga gjykatat vendore të Bosnjë e Hercegovinës.

Për çfarë projektesh bëhet fjalë?

Siç thuhet, bëhet fjalë për projektet Rehabilitimi i HE Trebinje IV, Rehabilitimi i HE Trebinje faza III, Ferma me erë Hërgud dhe Furnizimi i ujërave të zeza Gradishka.

Qeveria Federale e Gjermanisë, siç theksohet në letër, qëndron fuqishëm në anën e Bosnjë e Hercegovinës dhe është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin dhe të intensifikojë mbështetjen për proceset e afrimit të Bosnjë e Hercegovinës kah Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, siç u tha, qeveria federale do të kundërshtojë me vendosmëri çdo destabilizim politik dhe ekonomik të Bosnjë e Hercegovinës, përmes aspiratave separatiste. SOT

Next Post
Incidenti i Ramës në Gjermani/ Spiropali sqaron: Anëtari i ekuipazhit nuk e dinte me kë kishte të bënte

Incidenti i Ramës në Gjermani/ Spiropali sqaron: Anëtari i ekuipazhit nuk e dinte me kë kishte të bënte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In