• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania ashpërson rregullat pas skandalit të Facebook-ut

by Java News
08/04/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i përdoruesve të Facebook-ut të keqpërdorur nga Cambridge Analytica është më i madh se që u tha në fillim. Zuckerberg shpreh keqardhje dhe bën autokritikë, por ekspertët janë skeptikë. Skandali i të dhënave në Facebook vazhdon të ketë konsekuenca. Ndërsa në fillim u tha se numri i përdoruesve të rrjetit social, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga firma kërkimore Cambridge Analytica, tani flitet për 87 milionë anëtarë. Të dhënat e një shumë përdoruesve u shfrytëzuan në fushatën zgjedhore të SHBA, por edhe përdoruesit gjermanë janë të prekur, gjithsej 310 mijë.

Në fakt prej këtyre vetëm 65 përdorues kishin plotësuar formularin e Cambridge Analytica, me anë të të cilit, kjo kompani u ka vjedhur të dhënat atyre dhe miqve të tyre, dhe miqve të miqve të tyre e kështu me radhë. Ndër të tjera, të dhënat i janë dhënë stafit të fushatës zgjedhore të Donald Trump-it. Facebook-u e dinte qysh në vitin 2015 se Cambridge Analytica vidhte datat e përdoruesve. Por ky fakt vetëm tani depërtoi në publik.

“Facebook-u është një rrjet jotransparent. Parimet etike bëhen viktima të interesave komerciale”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Barley.

Barley i bën thirrje rrjetit social që të marrë masa në nivel ndërkombëtar dhe bëri të ditur se tashmë po kontrollohet mundësia e rregullimit në nivel evropian. “Duhet të caktojmë kërkesa të qarta për operatorët e rrjeteve sociale në nivel evropian”, tha ajo.

Përveç kësaj, Facebook-u duhet t’u zbulojë autoriteteve të BE-së mënyrën e funksionimit të algoritmeve të tij. Në një telekonferencë me gazetarët të mërkurën, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ishte treguar vetëkritik, duke thënë se Facebook-u nuk kishte bërë mjaft për të mbrojtur përdoruesit e tij.

“Ky ishte gabimi ynë, ky ishte gabimi im”, pranoi Zuckerberg.

Rrjeti social ndërkohë e ka hequr funksionin e kërkimit të anëtarëve nëpërmjet adresave të e-mailit ose numrave të telefonit dhe e ka kufizuar qasjen e zhvilluesve të aplikacioneve te të dhënat e përdoruesve. Zuckerberg do të dalë më 11 prill para Kongresit amerikan. Ai theksoi në telekonferencë se e gjen të mirë rregulloren e re evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale që do të hyjë në fuqi më 25 maj.

 

“Rregullimet janë diçka shumë pozitive”, tha ai.

Specialisti i Facebook-ut, Hendrik Unger, në një bisedë me Deutsche Welle, megjithatë nuk beson se Facebook-u do të ndryshojë shumë në të ardhmen.

“Zuckerberg-u duhej të kërkonte falje në emër të aksionarëve të aksioneve të tij. Por Facebook-u është një rrjet i hapur, ku ne paguajmë me të dhënat tona dhe çdo reklamues mund të na adresohet”, thotë Unger. (BW)

Next Post
VIDEO/ Edhe pse paralajmëruan, lojtarët e Këlcyrës u rrahën në Tepelenë

VIDEO/ Edhe pse paralajmëruan, lojtarët e Këlcyrës u rrahën në Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Simbol i sakrificës, lutjes dhe solidaritetit, nis muaji i shenjtë i Ramazanit

February 19, 2026
“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

“Ulysse News” : Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre fqinjë mesdhetarë, tre përvoja të ndryshme për 2026

February 19, 2026
Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

Sektori bankar ka investuar gati 1.1 miliardë euro në Eurobonde të qeverisë shqiptare

February 19, 2026
Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

February 19, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In