• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJERMANI/ Programi i Bursave të Biznesit, si duhet të aplikoni për të qenë fitues

by Java News
13/02/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ambasadën gjermane në Tiranë këto ditë e kanë vizituar shumë të rinj. Për të disatin vit me radhë, Programi i Bursave të Biznesit Gjerman intervistoi kandidatët që janë në garë për të përfituar praktikë pune në kompanitë më të njohura gjermane.  Koordinatorë të programit dhe ish-bursantë shqiptarë përbëjnë komisionin përzgjedhës të atyre që do të jenë fitues të kësaj mundësie të artë.

Takimi me Antje Mueller, menaxhere e projektit, Sascha Markovic, koordinatorin rajonal nga Fondacioni Zoran Djindic dhe Erla Kadiu, një prej ish-bursanteve, na ndihmon për të kuptuar sa më shumë rreth këtij programi. I krijuar që në vitin 2003, programi u jep mundësinë studentëve dhe profesionistëve të rinj të Ballkanit Perëndimor, që për një periudhë 3-6 mujore  të zhvillojnë praktika pune në kompanitë më prestigjioze gjermane. Në datat 7, 8 dhe 9 shkurt u realizuan 50 intervista, ku 17 prej tyre janë kualifikuar për fazën e mëtejshme.

Antje Mueller shprehet për Citizens Channel se këto tre ditë të intervistave komisioni është njohur me aplikantë jo të mirëpërgatitur, por edhe me kandidatë me formim shumë të mirë e ide të qarta rreth praktikës.  “Në total kishim 1300 aplikime.  Nga Shqipëria patëm 320 aplikime dhe ftuam në intervistë vetëm 50. Shumica e aplikimeve vijnë nga degët e Inxhinierisë dhe ekonomikut”.

Ndërsa sipas Sascha Markovic, kësaj here është evidentuar një mungesë përgatitjeje në fazën e intervistës. Ai thotë se ky fenonem nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por kryesisht në të gjithë vendet e Ballkanit. “Mbase ky është brezi ku kandidatët nuk investojnë dhe aq shumë kohë për përgatitjen, për të shkruar letrën e motivimit apo të përgatisin CV-në, ashtu siç ndodhte në vitet e mëparshme. Ata nuk i kushtojnë rëndësi përmbushjes së kritereve, të cilat nuk janë dhe aq të vështira. Ne po vrasim mendjen nëse sistemi nuk po u mëson të rinjve se si të aplikojnë në rrugën e duhur ose se si të shkruajnë një e-mail të përshtatshëm. Kjo ndodh rëndom në tre vitet e fundit”.

Duke bërë një analizë të këtij fenomeni, Markovic argumenton se: “Niveli ka ndryshuar nga viti në vit, mbase në mënyrën që kandidatët kanë shumë më tepër mundësi seç kanë pasur vitet e kaluara dhe nuk investojnë kohë sa ç’duhet që të shkruajnë dhe të nisin një aplikim të mirë në programin tonë. Ose mund të jetë se këto breza nuk u japin rëndësi detajeve”.

Por mes disa pikave të dobëta që gjen, Markovic ndalet edhe tek një detaj interesant i aplikantëve shqiptarë. “Një gjë pozitive për Shqipërinë është se kemi një numër shumë të lartë të femrave të kualifikuara në fushat e dominuara nga meshkujt. Si përshembull inxhinieria, dhe kemi një numër të lartë aplikantesh femra shumë të përgatitura dhe shumë ambicioze”.

Duke u ndalur në atë se çfarë i pret pas përfundimit të praktikës, znj.Mueller vë theksin tek kthimi i bursantëve në Shqipëri, aty ku duhet të vënë në zbatim eksperiencën e përftuar në Gjermani.  “Së pari duhet pasur parasysh që dhe në Gjermani duhet të luftosh për një vend pune. Për ne ka rëndësi që këta të rinj të përpiqen në vendin e tyre. Qëllimi i programit tonë është që bursantët të marrin eksperiencën gjermane të punës dhe të mund ta sjellin në vendet e tyre”.

Të njëjtën gjë ka vërejtur dhe ish-bursantja Kadiu, e cila praktikën e saj e ka zhvilluar në Frankfurt në bankën e njohur KfW përgjatë vitit 2016. “Disa nga aplikantët e intervistuar kishin tendencën për të qëndruar në Gjermani. Mendojnë se duke i bërë komplimente Gjermanisë dhe duke thënë që e pëlqejnë programin, kjo gjë do i bëjë të zgjidhen. Në fakt, është krejt e kundërta.”

Dhe sigurisht që ka shumë këshilla për të dhënë për të rinjtë që do të duan të aplikojnë për bursat e vitit 2018. “Shkruajini me kujdes CV-të dhe mos përfshini në të informacione të panevojshme. Përqendrohuni shumë tek detajet që kanë vërtet rëndësi tek shkollimi juaj apo eksperienca e punës, dhe më pak tek detajet shtesë, jashtë kurrikulës ose hobet. E rëndësishme është të kuptoni për atë që po aplikoni dhe fokusohuni aty, në letrën e motivimit dhe CV-në tuaj”, rekomandon Markovic.

“Aplikantët nuk investojnë shumë në intervistë dhe nuk e prezantojnë mirë veten. Duhet të kenë parasysh letrën e motivimit që ka shumë rëndësi”, këshillon Kadiu. (Citizens Channel)

Next Post
Historia e shëmtuar e spiunëve që promovohen nga partitë

Gazetarja Ilva Tare merr drejtimin e bordit të "Fondacionit Soros" në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

Të dënuar nga Italia dhe Spanja për trafik droge, merr fund arratia e 2 personave të kërkuar ndërkombëtarisht

July 17, 2026
Bitcoin tejkalon 60 mijë dollarë për herë të parë, si ndikoi Covid në rritjen e kriptovalutës

Krimi i organizuar po lëviz miliarda dollarë në asete digjitale

July 17, 2026
Më pak se 30% e punonjësve shqiptarë përdorin internet në punë

Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

July 17, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Horoskopi javor nga Chrysanthi Kalogeri: Zhvillime në dashuri, punë dhe financa për 12 shenjat

July 17, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

July 17, 2026
Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

Tërmetet që tronditën Venezuelën, shkon në 5 mijë numri i viktimave

July 17, 2026
Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

July 17, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Projektligji i ri për BSH: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

July 17, 2026
Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

Lazer i gjelbër drejt avionit me pasagjerë pranë Aeroportit “Adem Jashari”, Policia e Kosovës nis hetimet

July 17, 2026
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In