• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjergj Fishta mes nesh

by Agron Gjekmarkaj
23/10/2021 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Si sot 150 vjet më parë Zoti i fali Shqiperisë Gjergj Fishten, pikerisht atë burrë që e nxorri kombin e tij kulturalisht por edhe politikisht nga historia otomane drejt historisë europiane të shtetformimit dhe Pavaresisë ! Gjergj Fishta është Zadrimor, Gjergj Fishta është Lezhjan, Gjergj Fishta është Shqiptar perkatesi keto të cilat i bashkoi në një amnezë të paperseritshme vetedijeje patriotike, religjioze e intelektuale ne udhekryqin e pikprerjeve të historise me të ardhmen e shqiptarve. Gjergj Fishta maksimalizoi gjuhen e popullit , shqipen e paster , duke ecur në rrugnajen e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Zarishit per ti dhënë asaj statusin e eperm të gjuhes së kultures. Me fjalet e saj të zgjedhura me kujdes hyjnor pershkroi luften dhe paqen e shqiptarve , forcen e tyre per identitet, mallin për fatosin e madh Gjergj Kastriotin, zellin për qendresë , furinë per beteje, deshiren per liri e shtet ! Heronjtë i vuri në gjerdanin e epit , i mbeshtolli me virtyte, i kontekstualizoji me një ideal, me shqipe të kuptueshme nga lartesi malesh ju pershkroi kumtet, vikamat, madheshtinë, gjakun e derdhur në panteonin e perbashkesisë kombetare! Fishta krijoi shqiptarin dhe identitetin e tij , malsorin, lekët, që do të çonin vëndin tek liria kombetare si konstruktor mitesh sublime! Kur kjo u arrit si demiurg qe sheh pertej kohes së tij vendosi të shnderrohet në mesuesin kritik të shoqerisë, të ekspozojë të metat, veset, të perkufizojë perfituesit, tradhetaret, levantinet e shakllabanet, rriqnat e ndyta që frysheshin me gjakun e shtetit të ri ! Dhe kjo për të kompaktesuar një shoqeri bazur tek fiset, për të rritur një individ që pranon zhvillimin dhe modernitetin, për të urbanizuar mendimet,që rigjen identitetin e vet për ta rilidhur me atë të kontinentit si nevoje per vetedije, mbijetese, kulture e qyteterimi. Fishta ishte Shqiperibëresi më i madh dhe ënde sot mbetet Shqiperimbajtesi më i madh ! Ai është kolona kulmore që mban tempullin të mos bjerë nga dallget e kohes, si veper, si bëma, si misherim. Fishta është fjala shqipe më e fortë, më e bukur, me terapeutikja, më e urta ! Në të gjindet kodet e interpretimit të ketij populli, në të gjinden rrugezgjidhjet që na lejojnë te dalim pertej mjegullave. Fishta është shkrimtari gjuhe dhe komb krijues në kuptimin me bashkekohor të fjales. Fishta është morali, besa dhe qendresa. Fishta është fytyra më e ndritur katolicizmit shqiptar si misherues i formules “Atme e Fe” ! Fishta është ai që na ben të ndihemi krenar si pasardhes të Oso Kukes e Dedë Gjo Lulit , Fishta është ai që na kujtoj se sa afer honeve jemi me matrahulet, hajnat, bracat, dylmet , ngrehalucat e zyrave të shtetit! Fishta nga ameshimi na kujton sa e veshtirë ishte te ikesh nga lindja drejt perendimit dhe sa e lehtë është mbytesh në sherbetin e saj. Po po Fishta ai françeskani me sandale e zhgun, i gjatë e i hijshem ecen neper historinë tonë krejt hijshem si permendore “që rrfe as mot smundet me e derrmue” si roje , si fat, si engjell, si i derguari i zotit, si me i madhi shqiptar dhe shkrimtar që na thotë besoni tek Shqiperia, tek gjuha shqipe, tek Europa dhe identiteti i saj , tek Skenderbeu , tek besa dhe virtytet e rraces i gatshem të na hape udhen, i pa medyshje për të leshuar anatemen dhe mallkimin “kur ket giuhë të perendise trashwgim na la i pari trashegim s’ja len ai fmisë! Po sot duhet të krenohet Zadrima e butë , Lezha e qetë dhe Shqiperia e kreshperuar për Fishten e vet pa një të dytë mbi faqe të dheut ! Mbeten pa varr Gjergji i parë dhe Gjergji i dytë më mirë keshtu, u ngjiten në qiell, na shohin nga lart, nga atje na mbrojnë dhe kemi nevojë e qysh !

Next Post
“Por si kanga e zogut t’verës”/ Ilir Beqaj homazh për At Gjergj Fishtën në ditën e tij të lindjes

“Edhè hâna do t’a dijë..."/ Meta përkujton Fishtën në 150-vjetorin e lindjes: Shprehësi më i fuqishëm i idealeve patriotike e demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

Sulm kibernetik ndaj Binance, zhduken 6.3 miliardë dollarë, dyshime për përfshirjen e hakerëve të Koresë së Veriut

October 30, 2026
Mbledhja e grupit të PS-së, Balla: Ne do ta zgjedhim Avokatin e Popullit, me ose pa opozitën!

Lokalet 2027/ Begaj nis konsultimet, PS i vendos vetëm një kusht: Çdo datë, përveç 2 majit!

October 30, 2026
Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

Me pistoletë dhe jelek antiplumb, arrestohet në Vorë 41-vjeçari: Ja për çfarë dyshon policia

October 30, 2026
Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

Valë dhune në kufirin me Venezuelën, presidenti kolumbian dërgon ushtrinë në qytetin e Cucutës

October 30, 2026
“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

“Shmangni provokimet ndaj Rusisë!”, zbulohet mesazhi i zyrtarëve të Pentagonit për disa shtete të NATO-s

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In