• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjergj Bojaxhi lajmëron nisjen e një lëvizje të re politike

by A R
15/01/2016 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergj Bojaxhi, një figurë tashmë e njohur e jetës politike në vend, lajmëron nisjen e një lëvizje të re politike. Sipas tij, ka ardhur koha t’i jepet fund gjuhës mashtruese 25 vjeçare të politikanëve dhe qytetarët nuk mund të vijojnë më tej ti përgjigjen me plogështi e me fatalizëm këtij realiteti. Ai nënvizon se tashmë ka ardhur dita që duhet vepruar. Më poshtë Javanews boton letrën e tij publike, ku paralajmëron nisjen e kësaj lëvizje të re politike.

 

Nga Gjergj Bojaxhi

Të dashur bashkëqytetarë!

Shqipëria prej vitesh ka hyrë në një periudhë të zymtë rrënimi. Vjedhja, korrupsioni, klientelizmi, paaftësia dhe papërgjegjshmëria ka kapur levat e shtetit dhe po sundon sot, duke errësuar të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit.

Çfarë duhet bërë në këto kushte? Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetare te Tiranes votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Gjuhës mashtruese të politikanëve nuk mund t’i përgjigjemi as me plogështi, e as me fatalizëm.

Për çerek shekulli, shumë prej nesh që kemi shpresuar në ndryshime të mëdha – në krijimin e një Shqipërie evropiane – jemi dërrmuar nga zhgënjime të njëpasnjshme. Por zhgënjimi nuk duhet të na lidhë duart, sepse ne nuk jemi përgjegjës vetëm për fatin tonë, por edhe për fatin e fëmijëve tanë e të brezave që do të vijnë. Pikërisht në emër të së ardhmes së atdheut dhe të fëmijëve tanë, ju bëj thirrje që të bashkohemi nga veriu në jug, më shumë nga sa u bashkuam në zgjedhjet e fundit për Tiranën, në një lëvizje të re kombëtare, të ndërtuar po mbi të njëjtat parime.

Tashmë nuk duhet të bashkohemi thjesht për të sfiduar, por për të fituar. Të mos bashkohemi vetëm për të shprehur zhgënjim dhe mllef, por të bashkohemi për të ndryshuar Shqipërinë nga rrënjët. Ne, së bashku, duhet t’ia dalim, sepse korrupsioni e ka kalbur shtetin në bërthamë. Ai po humb legjitimitetin me të njëjtën shpejtësi, me të cilën po grumbullon paratë e pista.

Shqipëria ka një histori të gjatë përpara dhe nuk mund të mbahet peng prej atyre që çerek shekulli me radhë, nëpërmjet premtimeve të rreme, e kanë zhvatur e rrënuar. Ata nuk duan që ne të ngrihemi. Ata shpresojnë që ne të ulim kokën dhe t’u nënshtrohemi. Ata shpresojnë që ne të mos bashkohemi dot kurrë. Ata kujtojnë se ne kemi hequr dorë nga e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë. JO, Kurrë!

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita t’u themi “NDAL!” të korruptuarve e të paaftëve që po na drejtojnë.

Bashkëqytetarë!

Ka ardhur dita të kuptojmë se Shqipërinë nuk e rrënon vetëm veprimi i maskarenjve, por edhe mosveprimi i shumicës së ndershme.

KA ARDHUR DITA QE TE VEPROJMË!

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike.

Next Post

Shefi i Rrugores: Presidenti e kryeministri nuk janë ndaluar, ministra e deputetë shkelin semaforin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

January 6, 2026
VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

January 6, 2026
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In