Gjendje e jashtëzakonshme nga dyndja e emigrantëve në kufirin maqedonas, angazhohet ushtria
Në seancën e sotme, qeveria maqedonase miratoi një vendim për shpalljen e një gjendje krize në lidhje emigrantët që hyjnë në vend.
Siç njoftoi pak para Ministria e Brendshme, policia dhe ushtria së bashku do të patrullojnë përgjatë zonës kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe do të përpiqen për të parandaluar fizikisht hyrjen e emigrantëve, transmeton TetovaSot.
Shumë shpejt, siç raportohet, Ministria e Brendshme dhe ushtria do të krijojnë një shtab për koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve.
Përndryshe, sot në kufirin Maqedoni-Greqi, mijëra refugjatë u rreshtuan përgjatë brezit kufitar dhe u përpoqën të hyjnë në Maqedoni, raporton TetovaSot.
Gjithashtu, linja ndërkombëtare hekurodhore Selanik-Shkup është e bllokuar nga mijëra refugjatë dhe në territorin grek tashmë janë bllokuar dy trena ngarkesash dhe një tren pasagjerësh. Ka arritur edhe patrulla policore greke për të informuar forcat e policisë maqedonase lidhur me situatën përgjatë kufirit.





















