• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje shqiptare në Francë, ishte hedhur në park pas torturave dhe djegieve me cigare

by Java News
27/12/2019 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua shqiptare është vrarë pasi iu nënshtrua torturave fizike dhe djegies me cigare dhe trupi i saj është hedhur në një park ku u gjet nga kalimtarë të rastësishëm, raporton noa.al.

Zbulimi i trupit të të ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve, raportojnë sot mediat franceze duke cituar një njoftim zyrtar policor.

Viktima, u gjet krejtësisht e zhveshur dhe pjesërisht e djegur, braktisur në një park në Valmasque që rrihet pak nga kalimtarët.

Policia tha se bëhet fjalë për një femër 30 vjeçare nga Shqipëria. Këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 30 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, – saktësoi ai, i cituar nga e përditshmja franceze ‘Liberation”.

Mësohet se e ndjera, një grua e re bionde, kishte denoncuar në vitin 2015 dhunë fizike dhe verbale. Në trup iu gjetën dy tatuazhe, në njërin prej të cilit kishte emrin e një shqiptari.

Gazeta lokale Nice Matin citoi policinë të thotë se e kishte evidentuar të ndjerën si një prostitutë e zonës.

Ajo jetonte e vetme në një apartament në Kanë.

Një kontroll në banesën e të ndjerës evidentoi se krimi nuk kishte ndodhur aty, tha prokurori Fabienne Atzori, i lokalitetit Grasse. /e.s/

Next Post
Zaev mban mbledhje të Kryesisë të partisë, emërohet kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut

Zaev mban mbledhje të Kryesisë të partisë, emërohet kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com