Punonjësi i një kompanie security është gjetur në trotuar pa shenja jete. Ngjarja e rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.
Referuar informacionit paraprak të policisë, bëhet e ditur se viktima është shtetasi me iniciale I.D., 58 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Informacion paraprak
Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qënë me sherbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.