• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjendet i vdekur gjenerali italian, dyshime për rrethanat e ngjarjes

by A R
17/06/2024 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është gjetur i vdekur, mëngjesin e sotëm, gjenerali Claudio Graziano, ish-shefi i shtabit të Mbrojtjes dhe president i komitetit ushtarak të BE-së. Në vitin 2022, ai ishte emëruar president i kompanisë ndërkombëtare Fincantieri dhe së fundmi kishte humbur gruan e tij.

Mediat italiane raportojnë se ka shumë hipoteza për vdekjen e tij, mes të cilave dhe ajo e vetëvrasjes.

Lajmi për vdekjen e presidentit të Fincantierit, Claudio Graziano ka ndikuar në aksione.

Liderët italianë nga presidenti e kryeministrja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e tij.

“Shpreh dhimbje të thellë për lajmin e ndarjes nga jeta të papritur të gjeneralit Claudio Graziano. Kujtoj figurën e tij si një njeri bujar dhe besnik i institucioneve, i aftë për të vënë gjithmonë kompetencën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të Republikës, cilësi të dëshmuara në mënyrë të rëndësishme në rolet kryesore, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbuluara gjatë karrierës së tij të gjatë”, deklaroi Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.

“Jam e tronditur nga lajmi i vdekjes tragjike të gjeneralit Claudio Graziano, i cili ishte një shërbëtor të drejtë të shtetit, që gjatë gjithë jetës së tij i bëri nder kombit, Forcave të Armatosura dhe institucioneve me përkushtim, kompetencë dhe profesionalizëm. Dëshiroj t’i drejtoj emrit tim dhe të gjithë Qeverisë, ngushëllime familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi kryeministrja Giorgia Meloni.

“Vdekja e gjeneralit Claudio Graziano më lë pa fjalë. Ai ishte një mik dhe një oficer i jashtëzakonshëm që nderoi Italinë edhe në rolet e tij evropiane”. Ky është mesazhi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani në X.

/a.r

Next Post
Shtatë vite pas nisjes së Vettingut, KPK bën bilancin: 256 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar

Shtatë vite pas nisjes së Vettingut, KPK bën bilancin: 256 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com