Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte, 2 prill, në banesën e tij në fshatin Bulgarec të qytetit të Korçës.
Sipas raportimeve të gazetares Daniela Zisi, në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune.
Dyshimet e para edhe sipas uniformave blu të policisë janë se i moshuari mund të jetë goditur me sende të forta.
Megjithatë grupi hetimor po bën këqyrjen paraprake, për të mësuar shkakun e saktë të vdekjen së 78-vjeçarit.











