• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjelat e Osmanit dhe kursi i këmbimit!

by Java News
11/06/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Etleva Kondakçiu

Çdo të shtunë Osmani zbret nga fshati i vogël në kryeqytet me makinën që i ka blerë djali i dytë që ka vite në emigrim. Me një qese plastike të verdhë, ulet në kafenenë poshtë shtëpisë së një mikut të tij të hershëm. I sjell dymbëdhjetë litrat e qumështit, bashkë me ca perime dhe fruta të mbledhura në bace e të vëna mënjanë në një tjetër qese. Pinë kafe me mikun, shkëmbejnë të rejat e javës së fundit në qetësi, pa u ngritur ende zhurma nga gjumi dhe ndahen, secili në punë të vet. Miku nga Tirana i lë gjithmonë ndonjë dy-mijë-lekësh më shumë, sa për një kafe Osmani me gruan. Është kursi i tyre i këmbimit, shijon me kafen më shumë se çdo kurs i Bankës së Shqipërisë.

Osmani jeton me gruan dhe me djalin e madh. Ai punon në qytet, nuk merret shumë me punët e fshatit, përveçse kur vjen vjelja dhe korrja, aksioni i madh. Bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël ndihmon prindërit të mbledhin ullinjtë, t’i çojnë në një fabrikë vaji. Korrin grurin, ca me drapër e ca me autokombajnë, pastaj e çojnë ta bluajnë në Maminas.

Për Vit të Ri, bahçja e Osmanit mbushet me gjela deti. Miqtë nga qyteti mbledhin porosi nga miq të tjerë e me copa letrash në duar shkojnë te Osmani, zgjedhin gjelat e vet dhe presin që ky i fundit t’ua therë e t’ua bëjë gati, çdo gjel me emrin e të zotit. Osmanit nuk i është dashur kurrë deri tani të dalë në treg apo në rrugë për t’i shitur.

Një miku i Osmanit më tregoi se çoi një ditë atje dy të huaj, nga ata që vijnë e punojnë këtu ca vjet. Osmani i kishte pritur në dhomën e sajdisur enkas për miq. U nxori ca arra, mjaltë dhe raki, të gjitha të bëra vetë. Eh, ç’muhabet! Kot thonë se gjuhë ndërkombëtare është anglishtja! Derisa u kishte mbaruar kontrata, të huajt i kishin kaluan vitet e rinj me gjelat e Osmanit, ku më pas as nuk kishin nevojë t’i shoqëronte njeri.

I mbaroi edhe sot porositë Osmani. Tani është koha që çelin zogjtë e detit. S’di sa do ketë blerë Osmani këtë vit. Çmimet janë rritur, thotë. Po më shumë se blerjen ka merakun e gjithe atyre ushqimeve te shtrenjta dhe mundit qe i duhet per t’i rritur./dritare.net

Next Post
Zgjedhjet në PS e Elbasanit/ Gjiknuri: PS ka treguar lidership e solidaritet, proces i rëndësishëm. Kryetari i partisë, “babai” i kësaj shtëpi

Zgjedhjet në PS e Elbasanit/ Gjiknuri: PS ka treguar lidership e solidaritet, proces i rëndësishëm. Kryetari i partisë, "babai" i kësaj shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com