• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PS e Elbasanit/ Gjiknuri: PS ka treguar lidership e solidaritet, proces i rëndësishëm. Kryetari i partisë, “babai” i kësaj shtëpi

by Java News
11/06/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elbasani ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj prezantuan platformat e tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan ku i pranishëm ishte dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i PS-së për qarkun.

Në fjalën e tij, Gjiknuri nënvizoi se ky proces është një gur I rëndësishëm në riaftësimin e PS e cila është në mandatin e saj të tretë. Ai theksoi se PS në këto 31 vite të ekzistencës së saj është karakterizuar jo vetëm nga lidershipi, por dhe nga fryma e solidaritetit.

“Dua t’i uroj gjithë Partisë Socialiste rrugëtim të mbarë në këtë gurë kilometrik të rëndësishëm në riaftësimin e saj dhe të mos harrojmë jemi në mandatin e tretë qeverisës. Ne nesër kemi festën e partisë, mbushim 31-vjetorin. 31 vjet për një parti që të jetë e para në vend nuk është pak, madje mund të jetë ndër rastet e rralla në Europë. Por si kemi arritur deri këtu? Lidershipi i duhur, por mbi të gjitha fryma e solidaritetit mes nesh.

Prandaj kryetari i partisë duhet të ketë një cilësi, të mbajë frymën e solidaritetit. Kryetari i Partisë duhet të jetë babai i asaj shtëpie, ku të gjithë socialistët do të trokasin,do të diskutojnë idetë, do të shfaqin dhe pakënaqësitë, edhe për gjërat që nuk shkojnë mirë. Por pikërisht ne në këtë stad duam ta çojmë Partinë Socialiste. Jo thjesht ndonjë trokitje për punësim apo hall të ditës, hallet patjetër që do t’i dëgjojmë, jemi pjesë e këtij procesi, por mbi të gjitha çfarë duhet të përmirësojmë dhe në punët tona edhe në drejtimin e partisë, qoftë në institucione të tjera”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u shpreh se ripërtëritja në këtë mandat të tretë është një domosdoshmëri. “Prandaj në këtë mandat të tretë procesi i ripërtërimit të PS, është domosdoshmëri, dhe prandaj kemi zgjedhur këtë formë unike të komunikimit të anëarësisë për të gjetur gjithmonë drejtues më të mirë që do të na drejtojë në katër vitet e ardhshme”, theksoi ai.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit nënvizoi se ky process unik vjen për herë të parë duke bërë që kandidatët për drejtimin e partisë të ballafaqojnë platformat e tyre për të zgjedhur si drejtues më të mirët. “Është process ndryshe, është proces i hapur, madje sot kanë mundësi që ta shohin të gjithë shqiptarët për këtë formë të ushtrimit të demokracisë, nëpërmjet debatit dhe ballafaqimit.
Dikur dhe këtu kemi qenë dëshmitarë, versioni klasik i zgjedhjes së kryetarit të partisë, ka qenë një grup i ngushtë kulisash që propozonte një apo dy kandidatë dhe shpesh nuk u jepej mundësia shumë të tjerëve të cilët kanë vullnetin , dëshirën, mbi të gjitha për të dalë përballë anëtarësisë dhe për të komunikuar me ta.Një nga ABC-të e lidershipit është të dalësh përpara njerëzve para njerëzve që ke marrë përsipër t’i udhëheqësh dhe të komunikosh me ta se çfarë idesh ke , si do ta çosh përpara këtë proces.

Pikërisht kjo mënyrë e hapur komunikimi do të bëjë të mundur të identifikojmë vërtet kandidatët tanë më të mirë që marrin përsipër të bëjnë udhëheqësin e kësaj partie në Elbasan. Ky proces ka filluar në të gjithë Shqipërinë. Ju e keni ndjekur, ka një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe, ka shumë kandidatë, njerëz që kanë eksperiencë në PS, kandidatë të rinj që mbase e kanë filluar rrugëtimin në PS, por të gjithë kanë një karakteristikë të përbashkët: Kanë dëshirën për të drejtuar një parti politike”, u shpreh Damian Gjiknuri./m.j

Next Post
Politikani i njohur në festën shqiptare në Nju Jork: Kjo është gruaja ime Shote Galica

Politikani i njohur në festën shqiptare në Nju Jork: Kjo është gruaja ime Shote Galica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com