• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

by E B
16/08/2026 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mbrojti edhe një herë mbështetjen me fond që qeveria i dha koncertit të Kanye West në Tiranë, vendim që u shoqërua me kritika në opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” nga Denisa Pasholli në A2CNN, Gonxhja solli në vëmendje faktin që Shqipëria harxhon 3 milionë euro për një panair në Berlin.

Ministri vuri në dukje se do të vijohet me kokëfortësi te ekonomia e eventeve, pasi është mënyra më e zgjuar e promovimit të vendit.

“S’e kuptoj pse duhej bërë ‘armik i klasave’ Kanye West! Edhe ata që do të donin të vazhdonin me protestën mund të ishin në event, mund të mos e kishin sabotuar një event që ishte për Shqipërinë dhe për ne, për të gjithë vendin tonë. Mund të mos kishim paguar ndoshta atë faturë që paguam, për shkak të këtij anatemimi dhe kësaj lufte donkishoteske me koncertin. Mund të kishim qenë më të zgjuar, më të pjekur dhe mund ta kishim eventin edhe pa e bërë atë harxhim nga ana e shtetit dhe të kishim fituar ato 6 pikë ca milionë euro, t’i kishim në arkën e shtetit, që do përdoren për nevoja që shteti gjatë vitit planifikon dhe rishpërndan”, tha Gonxhja.

“Ne do investojmë kokëfortësisht te ekonomia e eventeve, sepse është mënyra e promovimit të vendit më e zgjuar e mundshme. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por ne harxhojmë disa miliona euro në vit për të bërë disa panaire jashtë shtetit. Pse qenka normale të harxhojmë bie fjala në Berlin 3 milionë euro për tre ditë event, për 250 metra pavion, dhe pse nuk harxhokemi disa miliona euro për të bërë një megaevent, një gjë globale, ku do vijnë dhjetëra mijëra të huaj të huaj, edhe nga rajoni, do kenë një eksperiencë të veçantë dhe do ketë rekomandime pozitive për ta vizituar prapë”, vijoi ministri.

Next Post
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com