• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Yuri Kim vendosi pikat mbi “i”, Kajmaku sfidoi shtetin dhe ligjin

by A R
30/10/2019 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se e nominuara e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim, vuri pikat mbi “i”, teksa ka folur mbrëmjen e kaluar para Senatit Amerikan për prioritetet, nëse zgjidhet ambasadore.

Diplomatja pritet të marrë “OK” nga Senati për të filluar zyrtarisht punë në Shqipëri, ndërsa analisti Gjekmarkaj tha se prioritet i saj do të jetë zgjidhja e krizës së thellë politike në Shqipëri, duke shtuar se SHBA e ka pranuar dhe legalizuar krizën në vendin tonë.

“Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi “i”. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhjet me zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjekmarkaj.

Si shkohet te zgjedhjet e parakohshme?
Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, do të ishte protesta, qoftë dhe agresive. Ndërkombëtarët lanë të kuptuar se nuk e duan këtë rrugë. Ata thonë që ka krizë dhe presion do të bëjnë mbi qeverinë, që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ftesa për Reformën Zgjedhore …

Këta i lëshojnë këto ftesa, sikur po bëjnë sadaka. Nuk ka kuptim kjo reformë pa të dyja palët, që mbajnë sistemin politik në Shqipëri. Mënyra si i ndërton mazhoranca thirrjet ndaj opozitës janë provokative, por opozita duhet ta çojë patjetër zërin te Reforma Zgjedhore dhe të bëjë të mundur që produkti final t’iu shërbejë të dyja palëve, kur të shkojnë në zgjedhje.

Duket se nuk ka reflektim nga qeveria për Kajmakun …
Kajmaku sfidoi shtetin dhe ligjin. KQZ nuk e di çfarë do vendosë, do ta dijë në momentet e fundit, kur t’i bien në telefon. Po të ndryshojë qeveria, ndryshon dhe regjimi. Kur katandiset pushteti në duart e një personi, të gjithë kanë paqartësi. Nëse ndodh ndryshimi i qeverisë, pas kaq krizash, përplasjesh, ndoshta do të kemi një standard ndërgjegjësimi të vetë shoqërisë, themelimin e gjykatave dhe pse jo, edhe të Reformës në Drejtësi, të jepet drejtësi përtej telefonit. Opozita parlamentare, shtojcë e qeverisë, nga pikëpamja politike nuk vlen. Mbase shërben që të mos fyhet Parlamenti. Ata nuk mund të kërcënojnë Ramën apo Bashën, ambasadën amerikane në Tiranë, me votë. Ata janë si marionetë dhe kështu do të jenë deri në momentin e fundit.

Ftesa ruse, pse erdhi?
Është një ftesë e kalkuluar, aspak normale. Vendet e Ballkanit, ndonëse të vogla, marrin një rëndësi të veçantë, pasi janë ato që bllokojnë Rusinë. Ftesa e tij vjen si një provokim, nuk gjen treg te qeveria dhe as tek opozita. Në Shqipëri, as PS dhe as PD nuk kanë influenca ruse. Propaganda që bëhet për ta atashuar opozitën me Rusinë, më duket e shpifur, provokative dhe përçarëse, që nuk i shërben askujt.

Next Post
Agim Kajmaku letër Arta Markut: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia, e mësova nga mediat

“Zëri i Amerikës”: Pafajësia nga gjykata greke nuk e shpëton dot Kajmakun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

Tiranë/ Kërcënoi shefin e Hetimit Doganor në Prokurori, arrestohet 60-vjeçari

July 30, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

July 30, 2026
Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

Boçi kundërshton hartën e re territoriale: Thikë pas shpine për qytetarët

July 30, 2026
Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve!

Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve!

July 30, 2026
Zjarr në Belsh/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesa dhe parcela me ullinj

Zjarr në Belsh/ Flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesa dhe parcela me ullinj

July 30, 2026
Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

Rama paralajmëron hapjen e PS: Marrëdhënie e re me qytetarët dhe më shumë hapësirë për njerëzit e rinj

July 30, 2026
Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

July 30, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

July 30, 2026
Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

Rama për thirrjet për dorëheqje: Nuk largohem sepse një pakicë thërret në kor, pushteti vendoset nga vota e qytetarëve

July 30, 2026
Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

Sukses në konsultimet Kinë-BE! Pekini dhe Brukseli bien dakord për forcimin e marrëdhënieve tregtare

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com