• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nesho: Iu bashkova Ilir Metës, sepse ai është si Mujo Ulqinaku e Vojo Kushi, jo si Edi Rama…!

by Java News
03/08/2022 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Partisë së Lirisë, ka zbuluar arsyet pse iu bashkua lëvizjes së Ilir Metës.

“Gjaku i ri” i Partise se Lirise, te ngritur mbi germadhat e LSI-se qe tashme nuk “jeton” me, shprehet se janë qëndrimet e Ilir Metës në mbrojtje të kushtetutës ndër vite, ato që e shtynë atë të bëhej pjesë e PL-së.

“Për ata që kërkojnë alternativën; Pse iu bashkova Presidentit Ilir Meta

Makina gjigande e propagandës së regjimit nuk ka më argumente të mbrojë më qeverisjen e falimentuar, por është hedhur në sulm me dezinformim, me falsifikime të rënda duke qenë gati të zhdukë edhe historinë e demokracisë shqiptare. Ata bëjnë presion se nuk ka alternativë, por alternativat janë përpara syve tanë.

Duke ardhur nga e majta unë kam bërë zgjidhjen time pa asnjë ekuivok. Ilir Meta është rritur si luftëtar i lirisë dhe demokracisë që me fillimin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ai erdhi në Partinë Socialiste me një grup studentësh të guximshëm për të ndryshuar dhe transformuar këtë Parti, atëherë kur të gjithë largoheshin. Ai tregoi karakter, guxim dhe u rrit si lider i ri në betejat e vendit, në bërjen e Kushtetutës së re, në mbrojtje të cështjes së Kosovës dhe integrimin sa më shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Karakteri i fortë, vendosmëria dhe vizioni për të ardhmen e bën atë jo vetëm lider të së majtës moderne Shqiptare por edhe një drejtues shteti të përkushtuar.

Sot Partia Socialiste me zotin Rama ka mbetur një shtëpi pa zot, e kapur nga një klikë që interesat e saj janë pushteti i palimituar dhe abuzimi me pasurinë publike. Zoti Rama u ftua në Partinë Socialiste për të ndryshuar imazhin e një partie të vjetër por ai solli anarkinë, shpërfilljen e vlerave të qytetarëve, mosmirënjohjen dhe shkatërroi vlerat e meritokracisë dhe profesionalizmit brenda partisë. Ai e shkatërroi partinë dhe e vuri atë në shërbim të një grupi besnikësh të Bashkisë së Tiranës, vizion që e shoqëron atë në drejtim të shtetit.

Heronjtë e Ilir Metës janë luftëtarët e lirisë si Mujo Ulqinaku, Vojo Kushi, ata të Edi Ramës janë të fortët me muskuj dhe para’ për të konsoliduar pushtetin. Iliri diti të ndajë luftën me gabimet e diktaturës, Rama përdhosi luftën dhe abuzoi me shtetin.

Si shtetar Ilir Meta krijoi arkitekturën e diplomacisë së re Shqiptare, duke i rritur rolin Shqipërisë me një politikë të jashtme dinjitoze të fqinjësisë së mirë dhe forcuar lidhjet me Perëndimin. Zoti Rama e personalizoi këtë politikë për protagonizëm dhe e vuri veten në pozicionin e vasalit të Erdoganit dhe shërbëtorit të Vucic deri në kompromentimin e cështjes kombëtare për interes të projekteve serbo-ruse si Ballkani i Hapur.

Rama mban me thonj pushtetin duke përdorur administratën civile, patronazhistët, duke u bërë klientelist i vendeve të tjera, ndërsa Meta është larguar nga pushteti kur ka parë se vendit i duhet një Mision i Ri si në vitin 2004 dhe 2022. Sot Rama i ka humbur identitetin Partisë Socialiste, ndërsa Ilir Meta po ngre alternativën e re.

Besimi tek lidershipi krijohet në vazhdimësi dhe njerëzit bien viktimë e propagandës së shfrenuar. Sa për veten, si pjesëmarrjes i lëvizjes së 2 Marsit nuk vajta te Ilir Meta.

Ishte Meta që u kthye tek 2 Marsi për ta cuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar, në respektim të Kushtetutës dhe të rikthimit të vullnetit të popullit në qeverisje, duke patur në program të Partisë së Lirisë domosdoshmërinë për realizim të Referendumit si garancia më e madhe e Sovranit për të mbrojtur demokracinë dhe rikthyer llogaridhënien”, shkruan Agim Nesho/m.j

Next Post
Futbollisti kampion përplas për vdekje motoçiklistin, rrezikon deri në 10 vjet burg

Futbollisti kampion përplas për vdekje motoçiklistin, rrezikon deri në 10 vjet burg

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    qenke budalla zotrote qe beke te tilla krahasime

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In