• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

by A R
07/04/2026 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i aeroporteve në Itali që po përballen me mungesë karburanti për avionë është në rritje, duke ngritur shqetësime për sezonin turistik veror dhe lëvizjen ajrore në muajt në vijim.

Sipas buletineve aeronautike NOTAM, pas paralajmërimeve fillestare për katër aeroporte, një njoftim i ri është lëshuar edhe për Brindisi, ku linjat ajrore nuk do të mund të furnizohen normalisht me karburant. Në dokument thuhet se janë në dispozicion vetëm “sasi të kufizuara”, të rezervuara për fluturime qeveritare, emergjente dhe mjekësore. Si pasojë, avionët do të duhet të planifikojnë furnizimin që nga aeroportet e mëparshme.

Kufizime të ngjashme janë raportuar edhe në Reggio Calabria dhe Pescara, ndërsa kompania Air BP Italia ka njoftuar shpërndarje të kufizuar karburanti për fluturimet drejt aeroporteve të Milano Linate, Venecia, Treviso dhe Bolonja.

Disa ekspertë e lidhin situatën me efektet e mundshme të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës. Megjithatë, autoriteti italian i aviacionit civil, ENAC, ka sqaruar se kufizimet lidhen kryesisht me rritjen sezonale të trafikut gjatë festave të Pashkët.

Evropa importon rreth 30% të karburantit për avionë, ndërsa linja ajrore si Ryanair dhe Lufthansa kanë paralajmëruar për pasoja të mundshme nëse kriza në Gjirin Persik përshkallëzohet në muajt maj dhe qershor. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në disa aeroporte në Azi.

Pasiguria prek drejtpërdrejt edhe sektorin e turizmit. Sipas Assoviaggi të Confesercenti, turizmi i organizuar po përballet me rritje të kostove për shkak të çmimeve të larta të karburantit dhe forcimit të dollarit ndaj euros.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se edhe udhëtarët individualë mund të përballen me çmime më të larta dhe rrezik anulimesh. Sigurimi i udhëtimit kundër anulimeve për shkak të mungesës së karburantit mund të kushtojë deri në 8% të vlerës totale të pushimeve, sipas Codacons.

Megjithatë, autoritetet në rajonin e Pulias përpiqen të qetësojnë situatën. Presidenti i Aeroporteve të Pulias, Antonio Maria Vasile, deklaroi se furnizimet në Brindisi pritet të rikthehen shpejt dhe se aktualisht nuk ka emergjencë.

“Sasia e karburantit është në monitorim të vazhdueshëm dhe situata është nën kontroll. Nuk ka arsye për alarm”, theksoi ai, duke shtuar se operacionet po vijojnë normalisht dhe pa rrezik të menjëhershëm për mungesë.

Next Post
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com