Agjenti i sulmuesit italian, Sebastian Givinco, ka folur për të ardhmen e klientit të tij.
Ditët të fundit është folur për një rikthimin e sulmuesit italian në Evropë në Premier Ligë apo edhe në La Liga nga skuadra e MLS-së, Toronto, por agjenti i tij ka mohuar diçka të tillë.
Sipas agjentit të Giovincos, futbollisti e ka refuzuar vitin e kaluar Barcelonën, teksa njësoj do të veprojë edhe këtë vit me ofertat nga Anglia, Spanja dhe Kina.
“Nuk ka asnjë shans për kalimin e tij në Angli”, ka thënë fillimisht i Govincos, përcjell Telegrafi.
“Asnjë shans edhe për Spanjën, pasi ai refuzoi Barcelonën një vit më parë për të qëndruar në Toronto”, përfundoi agjenti i sulmuesit italian.
Giovinco në 72 ndeshje për Toronton ka shënuar 45 gola dhe ka bërë 30 asiste. /a.m.